Premte, 19 Mars 2010 08:44:37

Lexoni versionin Print

Kunati i Bashës mashtron për Fazlliç

Erion Isufi, djaloshi që për tre vjet ka menaxhuar firmat e dyshimta të boshnjakut Damir Fazlliç, mashtron duke mohuar lidhjet e tij me biznesmenin misterioz.

Lindita Çela
Merkure, 08 Tetor 2008 08:13:00

Të gjitha detajet e administratorit të firmave të dyshimta dhe mospërputhjet e deklarimeve të tij me dokumentet zyrtare

TIRANË- Erion Isufi, djaloshi që për tre vjet ka menaxhuar firmat e dyshimta të boshnjakut Damir Fazlliç, mashtron duke mohuar lidhjet e tij me biznesmenin misterioz. Në një deklaratë të shpërndarë dje për mediat, kunati i ministrit Basha ka mohuar çdo lidhje me pesë firmat e ngritura nga Fazlliç në shtator të 2005, duke mashtruar edhe për ekzistencën e dokumenteve që ai vetë ka firmosur. Ndërkohë që prej ditësh, kërkohej një sqarim i Isufit të paktën për transfertën e 1.7 milionë eurosh nga shitja fiktive e aksioneve të një prej firmave të Fazlliç, në deklaratën e djeshme të administratorit kryefjala ishte vetëm mohimi i bashkëpunimit më biznesmenin boshnjak.

Megjithëse prej ditësh kunati i ministrit të Jashtëm është vënë nën akuzën e medias, si njeriu që ka drejtuar pesë firmat e ngritura me urgjencë nga Damir Fazlliç, deri dje ka qenë e pamundur kontakti me Erion Isufin. Por ai vetë ka preferuar që të flasë duke thënë vetëm atë që i ka interesuar duke mohuar çdo lidhje me Damir Fazlliç. “Unë nuk kam ushtruar asnjë aktivitet ekonomik të përbashkët me z.Fazlliç, dhe nuk kam qenë asnjëherë partner, dhe ose ortak me Fazlliç”,- thuhet në deklaratën ekunatit të ministrit Lulëzim Basha.

Por ndërsa ka marrë përsipër të sqarojë pozicionin e tij, kunati i ministrit Basha ka shtuar dhe më shumë hijet e dyshimit rreth aktiviteteve të firmave të ngritura nga Damir Fazlliç. Sipas Isufit, deri në vitin 2007 këto firma nuk kanë qenë asnjëherë aktive në kohën e drejtuar prej tij. Duke iu referuar dokumentacioneve kuptohet krejt e kundërta. Kështu në dokumentet zyrtarë mëson se pikërisht dy javë pas miratimit në gjykatë të dorëheqjes së Isufit nga pozicioni i administratorit të firmës “Crown Acquisitions”, kjo e fundit shitet me 1.7. milionë euro firmës qipriote. Kjo transfertë është marrë përsipër nga Flutura Kola.

“Dy kompanitë e tjera, Virtu Acquisitions dhe Croën Acquisitions nuk janë bërë asnjëherë aktive dhe nuk kanë kryer asnjë aktivitet ekonomik gjatë kohës që unë kam qenë administrator“,-thotë Isufi pa dhënë asnjë shpjegim rreth rritjes së vlerave të një kompanie ekzistente pak ditë pas largimit të tij. E vetmja gjë që deklaron kunati i ministrit Basha janë mashtrimet, edhe me datat e largimi të tij nga kompanitë e krijuara nga Damir Fazlliç. “Kam qenë i punësuar si administrator pranë kompanisë “SRF Developments” e cila nuk ka kryer asnjë aktivitet ekonomik gjatë kohës që unë kam ushtruar këtë detyrë. Më 20 mars të vitit 2007 kam dhënë dorëheqjen për kompaninë “SRF Developments”. Ndërsa më 30 dhjetor 2006 kam dhënë dorëheqjen për “Virtu Acquisitions” dhe “Croën Acquisitions”- vijon më tej deklarata e Isufit.

Por dokumentet e regjistrimit të firmave të Fazlliçit, sipas QKR-së thonë të kundërtën. E vetmja dorëheqje e zyrtarizuar e administratorit Isufi është ajo pranë firmës “Croën Acquisitions”.Madje kjo dorëheqje është kërkuar në prill të vitit 2007, jo në dhjetor si deklaron ai. Edhe pse ka paraqitur dorëheqjen në prill, Isufi ka vazhduar të mbajë postin drejtues të kompanisë deri në katër qershor të vitit 2007. Pak ditë para se Damir Fazlliç të realizojë shitjen e dyshimtë të firmës së tij. Ndërsa në tre firmat e tjera nuk ekziston qoftë edhe një dokument ku të bëhet me dije largimi i administratorit Isufi. Aty janë shënuar me përpikëri të gjitha veprimet që janë bërë në firmë por jo dorëheqja.


DORËHEQJA

Madje kjo dorëheqje është kërkuar në prill të vitit 2007, jo në dhjetor si deklaron ai. Edhe pse ka paraqitur dorëheqjen në prill, Isufi ka vazhduar të mbajë postin drejtues të kompanisë deri në katër qershor të vitit 2007. Pak ditë para se Damir Fazlliç të realizojë shitjen e dyshimtë të firmës së tij. Ndërsa në tre firmat e tjera nuk ekziston qoftë edhe një dokument ku të bëhet me dije largimi i administratorit Isufi.

Dorëheqja e Isufit mungon tek “SRF Developments“

Për sa i përket firmës “SRF Developments” janë të pasqyruara të gjitha ndryshimet, madje edhe blerjen e disa aksioneve nga individë që janë nën hetim nga drejtësia gjermane, por dorëheqja e Isufit nuk figuron gjëkundi. Në deklaratën e tij të djeshme, kunati i ministrit Basha kërkoi publikimin e të vërtetave, dhe këto të vërteta referuar dokumenteve zyrtare nuk pohon gjë tjetër veçse lidhjet e tij me biznesmenin e dyshimtë Damir Fazlliç, i cili njihet në Shqipëri që pas zgjedhjeve të vitit 2005. Në shtator të këtij viti, që në javën e dytë të pushtetit të demokratëve, krijon me urgjencë tre firma të ndryshme brenda dy ditëve. Po në verën e nxehtë të 2005 rezulton të jetë kthyer në Shqipëri edhe Erion Isufi, kunati i ministrit Basha, karriera e të cilëve thuajse është e ngjashme.

Sikurse dhe zoti Basha, Erion Isufi ka kryer një master në universitetin e Utrehtit në Holandë, ka punuar dhe katër muaj si përkthyes në UNMIK (departamenti i ndjekjes së kriminelëve të luftës), për ta lënë këtë funksion në mars të vitit 2005, kohë në të cilën i duhej të kthehej për të punuar si koordinator i KOP-it, nga ku më vonë do të mbante dhe barrën e organizimit të shtabit elektoral të kandidatit për deputet, Lulëzim Basha. Fillim shtatori i vitit 2005 e gjeti zotin Basha deputet dhe ministër të Transporteve, ndërsa kunati dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt, shndërrohet në administratorin e tre firmave të ndryshme në pronësi të Damir Fazlliç.


LETRA E PLOTË

Si reagim ndaj shpifjeve dhe spekulimeve ndaj meje në disa media, lëshoj këtë deklaratë për të informuar opinionin publik. Unë nuk kam ushtruar asnjë aktivitet ekonomik të përbashkët me z.Fazlliç, dhe nuk kam qenë asnjëherë partner,ose ortak me z.Fazlliç. Kam qënë i punësuar si administrator pranë kompanisë “SRF Developments” e cila nuk ka kryer asnjë aktivitet ekonomik gjatë kohës që unë kam ushtruar këtë detyrë. Dy kompanitë e tjera, “Virtu Acquisitions” dhe “Crown Acquisitions” nuk janë bërë asnjëherë aktive dhe nuk kanë kryer asnjë aktivitet ekonomik gjatë kohës që unë kam qenë administrator.

Nga pozicioni i administratorit kam dhënë dorëheqjen e parevokueshme përkatësisht në 30 dhjetor 2006 për “Virtu Acquisitions” dhe “Crown Acquisitions”, dhe në 20 mars të vitit 2007 për kompaninë SRF Developments. Të gjitha këto janë lehtësisht të vërtetueshme dhe verifikueshme nga organet përkatëse. Dua ta përfundoj, duke shprehur bindjen se besoj tek e vërteta më shumë se sa tek balta që hidhet mbi mua dhe kërkoj që mediat që kanë përhapur këtë gënjeshtër dhe shpifje ta përgënjeshtrojnë atë.

Erion Isufi


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • don: - 10-08-08
    korrupsion i neveritshem

    pse kaq te neveritshem berisha-basha & co? sepse shqiptaret e meritojne ti kene ne krye e te rripen prej tyre!! kaq popull koketrashe jemi saqe duke persuar 97`-ten,prap votuan salen qe mire jua ben te gjitheve.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Demir Fazlliç dhe Tom Ridge gjatë takimit me Berishën, Olldashin dhe Mediun

Maqedoni, liderët e partive në takim për zgjedhjet e marsit

09/01/09 08:22:00 | Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni sot do të..

Një termet 4.5 ballë bie në Maqedoni, ndjehet edhe në Tiranë. S’ka dëme

08/01/09 17:17:00 | Një tërmet me fuqi rreth 4,5 ballë sipas shkallës Rihter goditi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML