Premte, 21 Nentor 2008 00:09:48

Lexoni versionin Print

Aksident në Korçë, 1 vdes, 3 plagosen

Korçë- Një e re ka humbur jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë gjatë një aksidenti në qytetin e Korçës.

Artan Grabocka
Shtune, 11 Tetor 2008 15:45:00

Korçë- Një e re ka humbur jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë gjatë një aksidenti në qytetin e Korçës. Ngjarja u shënua sot në vendin e quajtur ‘Kthesa e Çifligut, kur makina me të cilën ishin duke udhëtuar 4 persona ka dalë nga rruga në mënyrë të papritur.

Pas daljes nga rruga makina ka përfunduar në arë, por më parë është batuar dhe rrokullisur. Për pasojë, një 23-vjeçare, me inicialet Xh.R, që ndodhej në makinë, ka humbur jetën, kurse tre të tjerët, mes tyre edhe drejtuesi i mjetit kanë marrë plagë të rënda.

Ata janë transportuar në spital, ku sipas mjekëve ndodhen në gjendje kritike për jetën. “Të dëmtuar nga aksidenti kanë mbetur Erjon Maliqi, 30-vjeç, drejtuesi i mjetit dhe dy femra, 58 dhe 28-vjeçare, që udhëtonin së bashku”- kanë thënë burimet e policisë.

Grupi hetimor i mbërritur në vendin e aksidentit nuk ka përcaktuar ende shkaqet e ngjarjes.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML