Enjte, 04 Dhjetor 2008 22:44:06

Lexoni versionin Print

Shkoder, lihet në burg oficeri i antidrogës

Shkodër- Arrest me burg ka qenë masa e sigurisë që ka caktuar sot Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër për oficerin e antidrogës Shpëtim Gurin.

Anila Dushi
Shtune, 11 Tetor 2008 16:35:00

Shkodër- Arrest me burg ka qenë masa e sigurisë që ka caktuar sot Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër për oficerin e antidrogës Shpëtim Gurin, Fatjon Kurtajn dhe Ndriçim Fikajn. Oficeri i antidrogës Shpëtim Guri, i ndaluar dy ditë më parë nga kolegët e tij akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa Fatjon Kurtaj dhe Ndriçim Fikaj akuzohen për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

Gjatë seancës gjyqësore organi i akuzës ka paraqitur provat dhe ka deklaruar se ndalimi i të dyshuarve ka qenë i ligjshëm, duke i kërkuar gjykatëses Irida Kacerja që masa e sigurisë të jetë arrest me burg.

Ndërsa mbrojtja i ka kërkuar trupit gjykues të caktojë si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi. Në seancën gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë nuk kanë qenë të pranishëm 2 nga të arrestuarit dhe avokatët e tyre kanë paraqitur prokurën para gjykatës.

Oficeri i antidrogës u ndalua pas hetimeve që e implikonin atë për dekonspirim informacioni, si rezultat i një operacioni të koduar BLIRI. Gjatë hetimit të kësaj çështjeje ka rezultuar se punonjësi i policisë, shtetasi Shpëtim Guri, me detyrë specialist i seksionit të Luftës Kundër Drogës, ka konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, duke ju garantuar mbrojtjen për kultivimin e bimëve narkotike dy të ndaluarve të tjerë. Po në prang ka rënë dhe një tjetër person i akuzuar për kultivim bimësh narkotike, Smajl Kurtaj, në banesën e të cilin u gjendën 13 kg kanabis sativa e tharë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML