Enjte, 04 Dhjetor 2008 22:38:34

Lexoni versionin Print

Ruçi në Gjirokastër: PS-ja në zgjedhje, pa firo

Gjirokastër- Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 pa asnjë firo. Deklaratën e ka bërë sot, kryetari i Asamblesë së PS-së, gjatë takimit të asamblesë të qarkut Gjirokastër, për marrjen e masave organizative për zgjedhjet e përgjithshme të 2009-ës.

Entela Bani
Shtune, 11 Tetor 2008 18:24:00

Gjirokastër- Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 pa asnjë firo. Deklaratën e ka bërë sot, kryetari i Asamblesë së PS-së, gjatë takimit të asamblesë të qarkut Gjirokastër, për marrjen e masave organizative për zgjedhjet e përgjithshme të 2009-ës.

I deleguari i kryesisë, Gramoz Ruçi ka thënë se pritet që fushata elektorale të jetë një beteje shumë e ashpër, ndërkohë që i ka cilësuar zgjedhjet e ardhshme, si një gur prove për hapat e mëtejshëm që Shqipëria do të hedhë drejt BE-së dhe NATO-s.

I pyetur në lidhje me nismën më të fundit të disa ish-anetareve te PS-se, ai është shprehur prerë se PS-ja do të shkojë në zgjedhje pa asnjë firo dhe nuk e ka quajtur si përçarje krijimin e ri.

“Mua më vjen keq që këta persona përveçse nuk njohin legjislacionin për krimin e një partie hedhin poshtë punën e tyre 18-vjeçare. Ky është një fakt që tregon se kontriburti i tyre nuk ka qenë aq i vlefshëm dhe i dhënë me përkushtim”- tha Ruçi.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML