Tiranë-Ministrja e Integrimit dhe njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë, Majlinda Bregu, nuk ka vonuar të dalë të mbrojtje të Damir Fazllic pak minuta pasi kreu i PS-së, Edi Rama e kritikoi qeverinë se po dhunon prokurorinë për Fazllic. “Nuk di të ketë një konflikt qeveri-prokurori por vetëm dy deklarata zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme”, tha Bregu.
Në një konferencë për shtyp ajo u shpreh sot se Sekretari i Shtetit, Tom Ridge shoqërohej nga biznesmeni, Damir Fazlliç, në takimin për sigurinë kombëtare, duke mos dhënë sqarime për pozicionin e tij në këtë mbledhje. Ministrja pranoi se e njeh prej kohësh biznesmenin e përfolur për mashtrim dhe evazion fiskal në vendin tonë. “Jam takuar me Damirin në forumin “Crans Montana” në një moment , kur ai po përshëndetej bashkë me pjesëmarrës të tjerë që ishin në këtë forum dhe mund të them se zotin Fazlliç e njoh që nga viti 2005”, tha Bregu.
Ndërsa lidhur me ish sekretarin dhe guvernatorin amerikan , Tom Ridge, Bregu tha se “në një moment tejet të rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë dhe imazhit të saj në botë, ai u kontraktua në përputhje me ligjet e vendit nga qeveria shqiptare si këshilltar i Kryeministrit dhe qeverisë për çështjet e sigurisë së vendit”.