Premte, 21 Nentor 2008 01:10:07

Lexoni versionin Print

Ish-shefi i Kapitenerisë: Fazllic anonim në mbledhjen për sigurinë

Ka qenë përkrah Damir Fazllic në mbledhjen për sigurinë kombëtare të vitit 2006, por nuk e ka ditur se kush është

Shekulli Online
Diel, 12 Tetor 2008 16:26:00

Tiranë-Ka qenë përkrah Damir Fazllic në mbledhjen për sigurinë kombëtare të vitit 2006, por nuk e ka ditur se kush është. Ish-shefi i Kapitenerisë së Durrësit, Vladimir Beja është shprehur sot për mediat se nuk e njihte Damir Fallzic dhe se askush nuk ua kishte prezantuar, thjesht iu ishte dhënë se është staf i Tom Ridge.

 
Sipas Bejës, takimi është zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes mes Tom Ridge, që kryente detyrën e këshilltarit për sigurinë në kabinetin Berisha dhe ish-ministrave, Fatmir Mediu, Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha të shoqëruar nga stafi i tyre i ngushtë. “Takimi kishte karakter prezantues. Ne duhet të njiheshim me Tom Ridge dhe ish-sekretari i Mbrojtjes duhej të njihej me personalitete të cilat relativisht ishin përgjegjës për elementë të sigurisë kombëtare. Ne vlerësuam fakti se do takohej një personalitet i shquar në fushën e sigurisë si Tom Rodge, ish-sekretar i mbrojtjes të SHBA, i cili në atë kohë përflitej se do të kryente detyrën e këshilltarit pranë kryeministrit për sigurinë kombëtare”, tha Beja.

 
Më tej ai sqaron se “Damir Fazlic ishte i pranishëm në këtë mbledhje si anëtar i stafit të Tom Ridge por nuk ishte prezantuar roli i tij në këtë staf dhe askujt nuk i kishte shkuar ndër mend se kush mund të ishte personi që ishte ulur në krah të djathtë të Tom Ridge”.

 

“Çdo ministër raportoi shkurt për dikasteret që përfaqësonin në lidhje me sigurinë kombëtare. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu foli në lidhje me ecurinë e ushtrisë shqiptare drejt integrimit në NATO. Ministri i Brendshëm Sokol Olldashi foli për reformimin e policisë dhe të kufirit për rritjen e koeficientit të sigurisë kombëtare dhe bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare që asistojnë në Shqipëri. Zoti Basha foli për lidhjen e sigurisë kombëtare në porte dhe aeroporte". Më pas në takimin që zgjati 20- 30 minuta, sipas Bejës kishte folur edhe Tom Ridge. "Ai tërhoqi vëmendjen se Shqipëria është në rrugën e integrimit euroatlantik dhe cështja e sigurisë kombëtare tashmë janë probleme që dalin në pah dhe të gjithë dikasteret duht të jenë të kujdesshëm në këtë pikë"

"Vetëm dy vjet më vonë mësova se personi që ishte ulur në krahun tim të majtë, (dhe në krah të djathtë të Tom Ridge) ishte Damir Fazlic, aktualisht i përfolur në media”, përfundoi Beja.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML