Tiranë-Ministria e Drejtësisë ka pohuar sot se ka ushtruar kontroll një ditë më porë mbi Prokurorinë e Tiranës, por është justifikuar me faktin se prokuroria nuk ishte vetëm për dosjen “Fazllic”. Në një deklaratë për shtyp ky dikaster i deklaron se “kontrolli në këtë organ nuk ka patur si arsye të posatshme kontrollin e dosjes “Fazllic”, por verifikimin e ligjishmërisë së fillimit të procedimit penal për të gjitha ccështjet nga data 1 shtator deri ne 10 tetor”.
Po kështu, Ministria e Drejtesise ka publikuar urdhërin e dërguar në Prokurori në datën 10 tetor, duke rindezur edhe një tjeter debat mes saj dhe Prokurorisë së Përgjithshme për një kontroll i cili nuk u lejua të bëhet të premten e kaluar në orën 19:00 në Prokurorine e Tiranës.
Gjate deklaratës për mediat Ministria e Drejtësisë ka deklaruar se inspektoret e saj nuk janë lejuar të ushtrojne kontroll në Prokurori, kur janë paraqitur pranë saj të premten në orën 19:00, me pretendimin se kishte kaluar orari zyrtar dhe se kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë ende nuk ishte protokolluar.
Në deklaratë thuhet se, “asnjë në Prokurorinë e Tiranës, qofte edhe drejtuesit, nuk kanë pranuar te marrin në dorë kërkesën për kontroll.