Premte, 05 Dhjetor 2008 00:23:47

Lexoni versionin Print

Vrasja e gjahtarit, arrestohet shoku

Është arrestuar nga policia mesditën e sotme, Behar Çaushi, pasi 24 orë më parë ka vrarë shokun e tij në gjueti

Dorina Jaho
Diel, 12 Tetor 2008 17:20:00

Skrapar - Është arrestuar nga policia mesditën e sotme, Behar Çaushi,  pasi 24 orë më parë ka vrarë shokun e tij në gjueti. Burimet policore, bëjnë të ditur se  arrestimi i  Caushit nga fshati Shpataj komuna Konak Skrapar, u bë pasi ky i fundit ka vrarë shokun e tij Feti Halla. Nga të dhënat e dëshmitarëve rezulton se ishte vrasje nga pakujdesia.  

 

Grupi i ekspertëve hetimorë thanë se “Behar Caushi dhe Feti Hallka kanë qënë për gjah në vendin e quajtur pylli i Luadhit dhe me sa duket Çaushi ka qëlluar mbi gjahun e tij ndërsa në rrethana ende të paqarta saçmet e fishekëve të çiftes kanë rënë mbi gjoksin e 50 vjeçarit Hallka”.

 

Oficerët e Policisë Gjyqësore  kanë marrë nën hetim autorin e kësaj vrasje Behar Caushi si dhe disa çoban bagëtish bashkë me kryeplakun e fshatit. Është duke u përgatitur dosja hetimore që më pas do t’i kalojë për hetim prokurorisë nga ky pritet të zgjardhet plotësisht ngjarja ku mbeti i vrarë babai i tre fëmijëve, Feti Hallka.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML