Tiranë-Rreth 100 mijë student në të gjithë vendin janë ulur sot në auditore pas tre muajsh pushime. Prej tyre, 20 mijë nisin për herë të parë studimet. Shkollat e larta përballen me një numër të madh studentësh rritur rishtazi këto vite. Për pasojë auditoret janë të pamjaftueshme dhe mësimi do të zhvillohet me turne deri në orët e vona të mbrëmjes.
Ndërsa nis viti i ri akademik, ëndrra universitare ende nuk është shuar. Ministri i Arsimit, Fatos Beja pritet të nxjerrë një udhëzim për ri për plotësimin e kuotave bosh në fakultete. Çka do të thotë se do të pranohen student të ri në vit të parë.
Përsa u përket studimeve Master dhe Doktoraturë, MASH bën të ditur se do të çelen në fund të muajit tetor.
Në vendin tonë numërohen 12 universitete publike dhe 20 private dhe me dhjetra konvikte. Në ditën e parë të universitetit është vënë re një trafik i rënduar në rrugët e kryeqytetit. Mijëra student udhëtonin sot drejt shkollës. Përpos atyre që banojnë në Tiranë, mjaft student vijnë nga rrethet për të ndjekur studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Politeknikun dhe Akademinë e Arteve që ndodhen në kryeqytet.