Premte, 05 Dhjetor 2008 00:17:11

Lexoni versionin Print

“Fazllic”, reagojne Ina Rama, Berisha dhe Edi Rama

Çështja Damir Fazllic tashmë ka marrë përpasa të mëdha. Kryeprokurorja Ina Rama ka dalë sot në orën 12.00 në një konferencë ku ka deklaruar se “prokurorët do të bëjnë hetim për gjithë shkelësit e ligjit.

Shekulli Online
Hene, 13 Tetor 2008 12:49:00

Çështja Damir Fazllic tashmë ka marrë përpasa të mëdha. Kryeprokurorja Ina Rama ka dalë sot në orën 12.00 në një konferencë ku ka deklaruar se “prokurorët do të bëjnë hetim për gjithë shkelësit e ligjit. Sapo ka përfunduar deklaratën e saj Rama, në konferencë të menjëhershme për shtyp ka dalë kreu i qeverisë, Sali Berisha në orën 12.30. Për një orë rresht Berisha ka mbrojtur biznesmenin Damir Fazllic duke deklaruar se ai nuk ka përfituar asnjë qindarkë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Berisha ka kërkuar ngritjen e një grupi hetimor ndërkombëtar për çështjen Fazllic. Kryeministri iu ka sqaruar gazetarëve arsyen se pse do të vijnë prokurorë të huaj për të hetuar Fallzic dhe aset e tij në vendin tonë. Sipas Kryeministrit, Prokuroria i ka bllokuar në mënyrë të paligjshme pronat dhe llogaritë bankare Fazllic në Shqipëri. Ndërsa Berisha është larguar nga foltorja e Kryeminsitrisë, para kamerave në selinë rozë ka dalë kryetari i PS-së, Edi Rama. Ai ka deklaruar se ky është presioni i radhës i Kryeministrit ndaj Prokurorisë së Përgjithshme. “Berisha duhet të marrë një avokat për veten dhe sekserin e tij serb dhe jo prokurorë të huaj për hetim”, tha Rama ndërsa shtoi se “madje ai duhet të shkojë vetë të dëshmojë në Prokurori se di më shumë se kushdo tjetër për Fazllic”.

I shumëpërfoluri Damir Fazllic ka përplasur institucionet kryesore të vendit. Prokurorinë e Përgjithshme dhe Qeverinë shqiptare. Ina Rama, Kryeprokurore ka deklaruar se prokurorët do të hetojmë me guxim për krimet ekonomike gjatë një takimi që ajo bëri me prokurorët e të gjithë rretheve gjyqësore në analizën e punës 9-mujore të indtitucionit. Në mbrojtje të Ina Ramës ka dalë përpos kreut të opozitës edhe Ambasada e e ShBA në vendin. Zëdhënësi ka deklaruar se “jemi shumë të shqetësuar nga veprimet e fundit të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme që ndërhynë në pavarësinë e Prokurorisë”.

 

Ina Rama:”Të gjithë sëbashku jemi prokurorë sepse kemi zgjedhur vetë të jemi të tillë ndaj duhet të përballojnë çdo pengesë në të cilën  hasemi në ushtrimin e profesionit tonë. Momenti në të cilin kalon vendi ynë është shumë i rëndësishëm. Janë zhvillime historike për anëtarësin në strukturat europiane ndaj fokusimi i mirë është thelbësor. Për të gjitha këto motive, ushtrimi i detyrës së ndjekjes penale është jo vetëm detyrim ligjor por edhe jetik për vendin tonë”.

 

Sali Berisha: “Damir Fazllic nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga qeveria Shqiptare dhe nëse ka përfituar qoftë edhe një zëreni se ka përfituar miliona. Këtë do ta përtetojmë. Unë do të thërras ngritjen e një komisioni hetimor për eprimtarinë e ekonomike në shqipëri sepse me veprimet e saj prokuroria e përgjithsme po largon investitorët nga vendi ynë. Kjo është një luftë e zezë nga politikanë të kohërave të zeza. Luftë e grupeve që po kërkojnë të ëprfitojnë politkisht. Janë ato grupe që e shpallën Trebickën të vrarë nga qeveria”.

 

Edi Rama: “Kjo (komisioni hetimor ndërkombëtar) ëshë një manovër për të shpëtuar klanin e tij dhe sekserin e tij serb nga hetimi i prokurorisë së shtetit. Berisha bën mirë të shkojë vetë në prokurori dhe të ndihmojë hetimin. Bashkë me ministrin e Jashtëm pa imunitet dhe ish-ministrin e Drejtësisë që është bërë më i zellshëm pas tragjedisë së Gërdecit. (Aldo Bumçi)”.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML