Premte, 21 Nentor 2008 01:21:23

Lexoni versionin Print

"Eqerem Çabej" drejt mbylljes, s’ka studentë

Gjirokastër-Në ditën e parë të vitit të ri akademik, rektori i Universitetit të Gjirokastrës, Gëzim Shala jep alarmin se ky universitetet është në krizë për studentë. Për pasojë rrezikohen të mbyllet.

Entela Bani
Hene, 13 Tetor 2008 14:10:00

Gjirokastër-Në ditën e parë të vitit të ri akademik, rektori i Universitetit të Gjirokastrës, Gëzim Shala jep alarmin se ky universitetet është në krizë për studentë. Për pasojë rrezikohen të mbyllet.

Tre prej degëve të tij tashmë nuk ekzistojnë më. Janë zyrtarisht të mbyllura dega e Italishtes, Matematikë-Fizika dhe Cikël i Ulët. Nëse vazhdohet kështu edhe mjaft të tjera do të kenë të njëjtin fat.

Sipas tij, pjesa më e madhe e kuotave kanë mbetur pa u realizuar për vitin akademik 2008-2009. Nga të dhënat zyrtare, universiteti ka thithur në vit të parë vetëm 35 për qind të studentëve të planifikuar në vit të parë,  duke sjellë si pasojë që rrezikun për mbylljen e tre ose katër degëve, me përvojë dhjetëra vjeçare, nga 12 që ka universiteti.      

Shqetësimi ishte bërë i ditur që më parë, nisur nga numri shumë i ulët i atyre që ishin drejtuar në këto departamente për të bërë regjiatrimin, por duke qenë se kishte ende kohë në dispozicion, situata nuk u deklarua alarmante. Por, tashmë përballë faktit të kryer, kur pritej një numër shumë më i madh dhe prurja është minimale, universiteti, sipas rektorit nuk sheh tjetër rrugë.

Ky vit, sipas rektorit përben vitin më të keq në jetën 43 vjeçare të këtij universiteti përsa i përket prurjeve studentore dhe më të mirin përsa u përket përgatitjeve reformuese dhe akademiko-shkencore të stafit pedagogjik. 

Ai e lidhi këtë rrezik me hapjen pa kriter të universiteteve të rinj në vend, me shpërndarjen e studentëve mbi bazën e preferencave të tyre dhe monopolizimin e ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve vetëm në disa universitete kryesisht të Tiranës.

 "U bëjmë thirrje faktorit politik, intelektual e arsimdashës të Gjirokastrës, të Jugut të vendit dhe të gjithë Shqipërisë të ushtrojnë presionin dhe autoritetin e duhur në drejtim të shpëtimit të Universitetit të Gjirokastrës", shtoi Prof.dr.Sala, duke theksuar se kjo deklaratë është hapi i parë publik i sensibilizimit të faktorëve të mësipërm.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML