Fier- Një zjarr i fuqishëm që përfshiu natën e së dileës parkun e zutobusëve në Fier shkrumboi 9 prej tyre dhe krijoi panik në familjet pranë parkut. Ende nuk dihet shkaku i këtij zjarri, por pista më mundshme sipas burimeve të policisë mundt të jetë një zjarr i qëllimshëm për shkak të konkurencës. Gjithsesi kjo i mbetet hetimeve të hollësishme që do të kryejë policia për këtë ngjarje.
Autobusët janë përfshirë nga flakët brenda një kohe të shkurtër, që e bëri thuajse të pamundur ndërhyrjen në kohë të zjarrfikësve, edhe pse ato mbërritën me urgjencë në vend.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë treguar se janë dëgjuar shpërthime, kjo për shkak të serbatorëve të mbushur të autobusëve, që e favorizonte edhe më shumë zjarrin. Pronaret e mjeteve pas njoftimit të marë kanë ardhur me shpejtësi për të dhënë ndihmë e tyre, por ka qënë tepër e vështirë.
Për rreth një orë pune, zjarri është shuar, por nga mjetet nuk kishte mbetur thuajse asgjë. Pas ngjarjes, në polici është shoqëruar roja i objektit, i cili është marrë në pyetje për të dhënë detaje rreth asaj që ndodhi.