Vlorë- Dhunoi ish-vjehrrin, pas një sherri dhe tashmë do të hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja ndodhi në Vlorë dhe protagonist ka pasur një 37-vjeçar të dovorcuar. Sipas burimeve të policisë, shtetasi Artur Ago, lindur dhe banues në Vlorë ka ushtruar dhunë ndaj një 66-vjeçari, që ka qenë vjehrri i tij.
Mes tyre, mësohet se ka pasur një debat, por që më pas ka degjeneruar në ushtrim dhune. Për pasojë, shtetasi 66-vjeçar me iniciale G.K ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe është dërguar për të marrë ndihëm mjekësore në spital.
Pas trajtimit ai është larguar nga spitali dhe ka bërë denoncimin në polici, ku ka akuzuar se e ka dhunuar fizikisht 37-vjeçari.
Policia, pasi ka marrë denoncimin ka bërë shoqërimin e të akuzuarit, i cili do të hetohet në gjendje të lirë. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërkohë që policia sqaron se është duke hetuar për zbardhjen e saj.