Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:04:42

Lexoni versionin Print

Edi Rama: Berisha po cënon hapur Prokurorinë

Kryetari i Partisw Socialiste, Edi Rama, duke iu referuar konferencës për shtyp të Kryeministrit Sali Berisha, u shpreh se “ai po cënon hapur punën e Prokurorisë”.

Shekulli Online
Hene, 13 Tetor 2008 16:14:00

Kryetari i Partisw Socialiste, Edi Rama, duke iu referuar konferencës për shtyp të Kryeministrit Sali Berisha, u shpreh se “ai po cënon hapur punën e Prokurorisë”.

“Nuk ka nevojë askush përveç Berishës dhe kasës së tij për një komision hetimor, i cili do të thotë as më shumë dhe as më pak po nderhyjnë flagrant në punët e një institucioni kushtetues për të mos e lejuar të zbardhë të vërteta që lidhen drejtperdrejt me këtë klan", u shpreh Rama.

 

"Hetimi ndërkombëtar që po kërkon Berisha është manover për të penguar hetimin kushtetues që është një e drejte kushtetuese, ligjore dhe një detyrim i prokurorisë. Hetimin nderkombetar nuk e vendos as Berisha, as klani i tij që është i përfshirë drejtperdrejt në këtë hetim, jo si subjekt po si objekt i hetimit dhe as forcat qeveritare. Unë personalisht Berishës do t'i këshilloja të gjente një avokat për sekserin dhe klanin e tij", vijoi më tej kreu i PS-së.

 

“Me këtë veprim Berisha dëshmoi se është në hall të madh tha Rama duke shtuar se “problemi i im është të çlirojmë vendin nga kthetrat e kësaj kaste qeveritare për përfitime të paligjshme duke shkatërruar imazhin e vendit”. Sipas tij askush nuk ka nevojë përveç Sali Berishës për komsion hetimor që  do të thotë ndërhyrje flagrante në punët e një isntitucioni ksuhtetues për të mos lejuar të zbardhë të vertetat që lidhen me këtë klan. Të gjithë kemi interes publik që të mos lejojmë që këto të verteta të mbeten të pazbardhura. Personalisht Berishës i sugjeroj të gjejë një avokat për sekserin e tij serb dhe klanin e tij dhe të mos humbasë kohën dhe energjitë tona duke na treguar se sa djali i mirë është sekseri serb.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML