Një qytetar nga Kruma e Kukësit është plagosur rëndë me armë zjarri dhe është në gjendje të rëndë, në spital. Qamil Rada, 48 vjeç, nga qyteti i Krumës mori plagë të rënda në kokë, me armë zjarri, pas një grindje për motive të dobëta, në një nga lokalet e qytetit. Plagosja është bërë nga bashkëqytetari i tij, Astrit Dida i moshës 33- vjeç, i cili është ndaluar nga policia. Ai kreu krimin me një pistoletë tip TT.
Burime të policisë deklarojnë se "Qamil Rada, 48 vjeç, nga qyteti i Krumës mori plagë të rënda në kokë si pasojë e gjuatjes me armë zjarri, pas një grindje për motive të dobëta, në një nga lokalet e qytetit. Mësohet se 48- vjeçari Rada iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Kukësit, por mjekët shprehën se gjëndja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.