Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:16:55

Lexoni versionin Print

“Nishani" kap fotografin, kultivues droge

Forcat e komisariatit të Delvinës dhe ato të Sarandës kanë vënë sot nën pranga fotografin me “profesion” kultivues droge

Luan Sejdini
Merkure, 15 Tetor 2008 11:34:00

Sarandë-Forcat e komisariatit të Delvinës dhe ato të Sarandës kanë vënë sot nën pranga fotografin me “profesion” kultivues droge. Operacioni i koduar “Nishani” u zhvillua në zonën malore të mbi Delvinës, përgjatë rrugës nacionale Gjirokaster – Sarandë. 56 vjeçari, Afrim Ymeri u kap në flagrancë teksa po kujdesej për parcelën e tij të drogës.

 

Burime nga sektori i  Luftës së Krimit të Organizuar dhe Trafiqeve bëjnë të ditur se ”u kapën 149 rrënjë kanabis sativa, në një parcele fshehur në një pyll të dëndur shkurresh”. Bimët e korra ishin lënë prej ditësh në parcelë për tu tharë dhe numëroheshin 53 rrënjë. Ndërsa në një kasolle, pranë parcelës, u gjendën edhe një sasi bimësh të prera e të sistemuara gati për t’u tharë, me qëllim që më vonë të paketoheshin për shitje.

 

Ndërsa nga kontrolli që iu bë banesës së tij në Delvinë janë gjetur 3300 gram lëndë narkotike e paketuar në qeska plasmasi e tharë dhe gati për treg . “Zbulimi i parceles dhe pronarit është bërë mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative”, bëjnë të ditur forcat policore. Sipas tyre, për të akuzuarin Afrim Ymeri u bë ndalimi dhe  eksperët janë duke formuluar dokumentcionin për vlerësimin e masës së arrestit. Ai njihej në qytet si fotograf i vjetër.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML