Tiranë-Besnik Mustafaj ka deklaruar sot se lufta e Qeverisë me Prokurorinë duhet të marrë fund. Nisur nga zhvillimet e fundit në vend, kur Kryeministri doli në mbrojte të mikut të tij Damir Fazllic, deputeti demokrat Mustafaj i kërkoi Presidentit të Republikës, Bamir Topi të ndërhyjë sa më parë.
“Presidenti i Republikës duhet të ndërhyjë për qetësimin e konfliktit mes Qeverisë dhe Prokurorisë"- ka thene Mustafaj, ne reagimin e tij per nje nga ceshtjet me te bujshme ne vend.
Më tej deputeti dhe njëkohësisht ish-minister i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ka këshilluar liderit të tij Berisha të lexojë siç duhet kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.
Mustafaj evidentoi se “Partia Demokratike është e ndarë nga qeveria dhe duhet të ruajë marrëdheniet me aleatët e mëdhenj”. Sipas Mustafajt “PD nuk duhet të shkaktojë kosto për këtë përplasje institucionale”. “Mazhoranca duhet t’i ruajë energjitë për fushatë”, shtoi ai.