Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:52:47

Lexoni versionin Print

"Arsimimi i fëmijëve, në kushte skandaloze"

Tiranë- Partia Socialiste ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e saj për situatën e mjerueshme të arsimit në vend, përballë të cilës shteti po tregohet indiferent.

Shekulli Online
Merkure, 15 Tetor 2008 14:44:00

Tiranë- Partia Socialiste ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e saj për situatën e mjerueshme të arsimit në vend, përballë të cilës shteti po tregohet indiferent.

Kryetarja e Komisionit të Edukimit pranë Asamblesë së PS-së, Ledi Shamku gjatë një konference për shtyp, i është referuar gjendjes së mjeruar të godinave ku zhvillohet mësimi.

“Fatkeqësisht mbresëlënëse nuk është vetëm kjo; po aq mbresëlënëse është mungesa e reagimit dhe moskokëçarja që karakterizon këtë shtet të çoroditur, për të cilin mesa duket qenka normale zhvillimi i procesit edukativ në mejhane, salla bilardoje, apo në trotuaret e Fushëkrujës”- tha ajo, duke i quajtur lajmet që vijnë përditë nga rsimi, të denja për një buletin lufte.

Sipas Shamkut, kasta e padenjë që stis punët e këtij vendi, na ka nxirë faqen mes nesh e na ka ulur sa s’ka më dinjitetin në sytë e botës, duke bërë që në arsim situata të precipitojë në kufijtë e të patolerueshmes.

Ajo në emër të PS-së ka theksuar se nuk do të tolerohet kjo situatë absurde ku shteti dorëhiqet nga detyra. “Së shpejti, me programin tonë qeverisës, do t’i japim krahë vullnetit të ndrydhur të prindërve dhe dëshirës së nxënësve për një edukim të denjë, e për një sistem ku as edhe një fëmijë në moshë për shkollë nuk do të ndjehet më i braktisur nga shteti”- përfundoi ajo.

Kohë më parë në “Shekulli” u raportuan lajme po aq rrënqethëse nga arsimi, ku fëmijët në fshatra të Fierit mësojnë nëpër klube dhe në stalla bagëtish.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML