Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:11:02

Lexoni versionin Print

U fut nga Italia, bllokohet në port mjeti i vjedhur

Vlorë- Një automjet është bllokuar sot në portin e Vlorës. Mjeti ka rezultuar i vjedhur, ndaj edhe është bërë bllokimi i tij në ambjentet e pikës së kalimit kufitar.

Anila Peçi
Merkure, 15 Tetor 2008 17:58:00

Vlorë- Një automjet është bllokuar sot në portin e Vlorës. Mjeti ka rezultuar i vjedhur, ndaj edhe është bërë bllokimi i tij në ambjentet e pikës së kalimit kufitar.

“Automjeti ka hyrë në orët e mëngjesit, pasi ka zbritur nga tragetet e linjës me Brindizin”- thanë burimet policore. Sipas tyre, të dhënat për të kanë qenë të dyshimta, ndërsa janë ballafaquar me ato të Interpolit. Pasi të dhënat janë ballafaquar me ato të interpolit, mjeti ka rezultuar se ishte i vjedhur në shtetin fqinj.

Drejtuesi i mjetit, pasi është njohur me faktin, ka pohuar se është në kushtet e mosdijes për këtë. Sipas tij ai e ka blerë automjetin te persona të tretë. Volxvageni Sharan me targa CE 177 GR, është bllokuar, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, emigrant nga qyteti i Fierit,do të ndiqet penalisht për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorrike.

Ndër mjetet e bllokuara në pikën e kalimit kufitar, të cilat kanë rezultuar të vjedhura, shumica vijnë nga shteti italian, por ndër të regjistruarat janë edhe mjete të sjella nga Anglia

POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML