Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:09:10

Lexoni versionin Print

Vlorë, festohet 64 vjetori i çlirimit

Vlorë- Nderim për të rënët që dhanë jetën për Vlorën. Ky ka qenë mesazhi i përcjellë sot në ditën e çlirimit të Vlorës.

Anila Peçi
Merkure, 15 Tetor 2008 18:18:00

Vlorë- Nderim për të rënët që dhanë jetën për Vlorën. Ky ka qenë mesazhi i përcjellë sot në ditën e çlirimit të Vlorës. Përkujtimi i 64 vjetorit ka mbledhur në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit, qytetarë e veteranë. Në ceremoninë e rastit kanë marrë pjesë autoritete të pushtetit, vendorit, përfaqësues të forcave të ndryshme politike e përfaqësues të shoqatave.

Dëshmorët kanë bashkuar edhe politikën, pasi në ceremoni kanë marrë pjesë përfaqësues të spektreve të kundërta. Autoritetet e kanë cilësuar këtë një ditë të veçantë për Vlorën dhe historinë e saj, ndërsa më pas kanë vijuar vizitat nëpër familjet e dëshmorëve.

Një stendë e veçantë sot ka qenë edhe në Muzeun Historik të qytetit. Foto që të dëshmorit të parë Teli Ndini, armë të luftës së dytë botërore e të tjera objekte të luftës kanë përkujtuar 64 vjetorin e çlirimit. Vlora numëron 1250 dëshmorë të rënë gjatë luftës së Dytë Botërore.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML