Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:55:15

Lexoni versionin Print

PS: Berisha po bllokon punën e Prokurorisë

Tiranë- Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe i ka kërkuar sot kryeministrit të vendit të mos pengojë hetimin e nisur nga prokuroria.

Shekulli Online
Merkure, 15 Tetor 2008 19:20:00

Tiranë- Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe i ka kërkuar sot kryeministrit të vendit të mos pengojë hetimin e nisur nga prokuroria. Sipas tij, komisioni hetimor parlamentar për shqyrtimin e përplasjes institucionale është antikushtetues, njësoj si ai që pretendon të verifikojë veprimet e Fazllic, e për pasojë PS-ja është shprehur kundër që në fillim.

“Berisha si në rolin e babait ashtu dhe në rolin e Kryeministrit duhet të heqë dorë nga shndërrimi apo kthimi i qeverisë së tij në një studio legale në mbrojtje të Damir Fazliç, ku mund të urdhërojë agjencitë e zbatimit të ligjit, të pengojnë hetimet e nisura tashmë nga prokuroria. Zyrat e regjistrimit të pasurive dhe natyrisht zyrat e tatim taksave në zbatim të urdhërit të Berishës po refuzojnë t’i përgjigjen prokurorisë, por njëherësh duhet të dinë se po konsumojnë veprën penale”- tha ai, sot gjatë një konference për shtyp.

Pas reagimit të vajzës së kryeministrit, Argita Malltezit, Braçe ka theksuar se të gjitha dëshmitë vullnetare dhe të ligjshme duhen adresuar në prokurori dhe jo në shtëpi, as në studion legale, as në studion qeveritare.

Sipas tij, alibia e zgjedhur për të fashitur dyshime se si një kompani pa asete u shit 1,7 milionë euro duke servirur toka si aset kanë rënë që kur kompania është shitur në qershor dhe kur toka është blerë 2 muaj më pas në gusht. Megjithatë, alibia vlen për të verifikuar në përputhje me ligjet në fuqi aktet e blerjes apo shitblerjes së tokave, apo shitjen e tokës bujqësore të huajve siç është dhe serbo-boshnjaku Damir Fazliç.

Ai ka treguar para mediave dokumentin ku zonja Flutura Kola merr prokurë të posaçme për shitjen tek kompania ‘Altaria Research’ tek kompania e Fazliç, Croën Acquisition.

“Po dje zonja Berisha dëshmoi se nuk ka qenë pjesë apo ofruar shërbimet e saj për procedurat e ndjekura për parkun e Porto Romanos. Por, mbi të gjitha ajo garanton se as avokatja Flutura Kola nuk ka marrë pjesë apo nuk ka ofruar shërbime në këtë procedurë. Dua t’u them se Flutura Kola në 8 maj të vitit 2007 ka marrë prokurë të posaçme si përfaqësuese ligjore për kompaninë Rompetrol Albania, kompani ku Fazliç dhe kryetari i bordit të kompanisë BG&R, Ed Rogers kanë 40% të aksioneve dhe që rezulton përfituesja direkte nga vendimi i Berishës për të ndërtuar në tokën e tyre një TEC dhe aksesorë të tjerë energjetik”- tha ai, duke treguar menjëherë prokurën e posaçme, po prapë nga Flutura Kola nga kompania Rompetrol Albania. Mbetet të verifikohet nëse pjesëmarrja nëpër bordet e kësaj vendimmarrje është e vërtetë apo jo.

Sipas Braces, të gjitha vendimet për parkun energjetik të Porto Romanos i ka marrë ‘babai Sali’ duke sjellë në dritë të diellit një konflikt të pastër interesi, pikërisht në familjen e tij.

Braçe ka shprehur edhe njëherë mbështetjen për prokurorinë në veprimin e saj ligjor për të hetuar në fund këtë çështje, ndërkohë që ka kërkuar prej saj rezultate konkrete të hetimit për çështjen Fazliç dhe për hetimin e krimit shtetëror të Gërdecit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML