Durrës- Një biznesmen grek, që ushtron aktivitetin e tij në Sukth të Durrësit kaë bërë denoncim në polici, për një tentativë vjedhjeje me dhunë. Sipas tij, një burrë i moshës 35-40-vjeç në tentativë për t’i rrëmbyer çantën e ka dhunuar.
Pas përshkrimit të bërë dhe kontrolleve nga ana e policisë është bërë i mundur identifikimi i autorit.
Policia pasi saktësoi dyshimet arriti në konkluzionin se autori i dyshuar për këtë vepër penale ishte Ibrahim Zeza, njeri me precedent penalë të mëparshëm.
“Ky shtetas u shpall në kërkim dhe më pas u vu në pranga në Tiranë”- thanë burimet e policisë. Ky është rasti i dytë që ndodh brenda një muaji në qytetin e Durrësit, kur qytetarë të huaj tentohet të grabiten.
Para disa javësh një gjë e tillë ka ndodhur edhe me dy shtetase gjermane të cilat u grabitën në plazhin e Durresit me armë zjarri dhe policia i vuri para akuzës.