Tiranë- Ish kryetari i komunës së Kasharit ka mohuar akuzat në ngarkim të tij në këtë proces gjyqësor. Alfred Sulaj ka hedhur poshtë akzuat për falsifikim të dokumenteve zyrtare për disa troje, që mendohet se janë tjetërsuar për qëllime përfitimi
“Nuk kam kryer në asnjë rast falsifikime të dokumenteve”- tha ai para trupit gjykues, duke rrëzuar me dëshminë e tij dyshimet e ngritura nga Prokuroria e Tiranës.
Në seancën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë janë dëgjuar deklarimet e të pandehurve, të cilët akuzohen për abuzime me tokat në komunën e Kasharit, në periferi të Tiranës.
Në këtë proces janë të pandehur nëntë persona, mes tyre ish drejtues të komunës së Kasharit, të cilët akuzohen për abuzime me tokat e kësaj Komune. Sipas organit të akuzës, abuzimet me tokat janë bërë përmes falsifikimit të dokumenteve të pronësisë.