Enjte, 08 Janar 2009 21:53:46

Lexoni versionin Print

Rama: Buxheti i Berishës varfëron shqiptarët

Kreu socialist ka folur me tone të ashpra sot për efektet negative që sjell buxheti 2009 i paraqitur dje në Kuvend nga qeveria. Sipas tij, ky buxhet është dëshmi e varfërimit të shqiptarëve

Shekulli Online
Premte, 21 Nentor 2008 14:25:00

Tiranë- Kreu socialist ka folur me tone të ashpra sot për efektet negative që sjell buxheti 2009 i paraqitur dje në Kuvend nga qeveria. Sipas tij, ky buxhet është dëshmi e varfërimit të shqiptarëve. Rama ka analizuar kushtet e jetesës, duke përllogaritur se një familjeje shqiptare i duhen 75 mijë lekë të reja në muaj për të jetuar, ndërsa buxheti i Berishës nuk siguron as gjysmën e kësaj shume.

 

“Faktet që lidhen me buxhetin familjar të shqiptarëve, jo opinionet tona si opozitë,  mjaftojnë për të dhënë përmasën reale të dështimit të Sali Berishës dhe për të treguar sesa i pamatshëm është hendeku mes premtimeve të tij kur erdhi në pushtet dhe realitetit që po le në çdo shtëpi shqiptare pas ikjes nga pushteti”, tha Rama.

 

Shifrat trogojnë se çmimi i 1 kg bukë është rritur me 42 %, një kg vaj me 70, një kg oriz  është 115 % më shtrenjtë, një kg sheqer - 80 % më shtrenjtë, 10 vezë 35%  më shtrenjtë. Energjia elektrike për fashën e parë të konsumit familjar  është 55 % më shtrenjtë. Këto janë shifra zyrtare dhe jo shifra të kalkuluara nga PS tha Rama.  

 

“Ky buxhet mishëron tërësisht atë që e kemi paralajmëruar dhe faktuar pjesë-pjesë prej 40 muajsh, dështimin e programit të votuar nga shqiptarët e shqiptaret në vitin 2005 dhe rrëshqitjen e Shqipërisë në një rrugë me më shumë varfëri, papunësi, korrupsion, injorancë, përjashtim social”, u shpreh sot për mediat lideri socialist.

 

Të dhënat zyrtare, tregojnë se një familje normale ka nevojë, vetëm për të jetuar, mesatarisht për 750 mijë lekë të vjetra në muaj. Buxheti i fundit i Sali Berishës nuk i garanton, për familjen shqiptare ku të dy prindërit punojnë, 750 mijë lekët të vjetra të nevojshme për jetesën e përditshme.

 

Ky buxhet nuk garanton të ardhurat që duhen vetëm për të jetuar as për mësuesit, të cilëve Sali Berisha u këndon këngën e bollëkut duke iu përmendur rritjen e rrogave, ndërkohë që u merr pagën e 13-të dhe i detyron të paguajnë prej famëkeqes taksë të sheshtë 9 herë më shumë tatim mbi pagën sesa në vitin 2005. Pra më shumë se një rrogë mujore në vit. “Në kohën e Sali Berishës mësuesit kanë humbur më shumë se dy rroga, ndërkohë që me rritjen e rrogës nuk përballojnë dot çmimet e rritura edhe më shumë”, deklaroi Rama.

 

 Përsa i përket një shtrese tjetër të prekur nga rritja e çmimeve, asaj të pensionistëve, Rama tha se për 280 mijë pensionistë të qytetit premtimi i vitit 2005 për dyfishim të pensionit, do të mbetet vetëm njëra nga shumë gënjeshtrat tallëse të këtij kryeministri të paturpshëm në zanatin e gënjeshtarit.

 

Gjatë kësaj analize ai prekur edhe arsimin. Sipas tij, buxheti i fundit i Sali Berishës thotë se prindërit e 500 mijë fëmijëve në arsimin bazë do të duhet t'i blejnë librat e fëmijëve të tyre, pavarësisht faktit se mijëra e mijëra fëmijë të tjerë mund të mbeten kësisoj pa shkollë, pikërisht sepse varfëria i pengon prindërit t'u blejnë librat, duke subvencionuar vetëm 25 % të kostos së librave.

 

Buxheti i fundit i Sali Berishës jep vetëm 40 mijë lekë të vjetra  në vit për çdo familje fermere, ose e thënë ndryshe më pak se një euro në muaj për çdo shqiptar që jeton në fshat. Kjo shifër, e vetme, tregon se ç'shpresa duhet të kenë familjet e fshatit tek politika e vjetër e Sali Berishës dhe se ç'gjasa ka për familjet e qytetit që të blejnë produkte bujqësore me çmime më të arsyeshme. Zero shpresa për familjet në fshat, zero gjasa për familjet në qytet, përfundoi Rama.

POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML