Durrës- Era e furishme që ka fryrë mbrëmë në vend ka shkaktuar dëme të mëdha në Portin e Durrësit. Rreth orës 01.00 të ditës së sotme trageti Aurelia ka dalë nga spiranca për pasojë janë këputur edhe litarët. Mjeti i madh lundrues ka përlplasur 2 peshkarexha të ankoruara në port si dhe ka dëmtuar shumë 4 të tjera. Era me drejtim jug-perendim, frynte me 140 km ne ore. Moti i keq ka mbllokuar punen te te gjitha portet e vendit, gjate nates dhe ne oret e para te mengjesit. Aktualisht situata eshte drejt normalizimit dhe ka filluar dalja e trageteve te linjave nga portet.
Ngjarja ne Portin e Durresit
Era e ka rritur intensitetin e saj dhe më pas i këputur dy cimat e trasha me të cilat trageti “Aurelia“ ishte i ankoruar në bankinën e portit të Durrësit. Era e ka përplasur tragetin me peshkatoret e krahurt perëndimor të kalatës së peshkimit dhe ka fundosur në thellësi të ujrave 2 anije peshkimi te cilat ishin ankoruar pranë njëra-tjetrës. Nga përplasja u mbytën anijet “Akuario” dhe “Taulantia”. Njëkohësisht janë dëmtuar rëndë edhe 4 prej peshkatoreve që ndodheshin në afërsi të cilat janë “Adi”, “Sevasteri”, “El Paso” dhe “Rino”.
Peshkatarët e tronditur nga ngjarja e rëndë që u ka ndodhur thonë se në momentet e përplasjes kanë përjetuar një tmerr të vertetë. Shpejtësia e erës sipas tyre mund të kishte arritur në basenin e portit rreth 140 km në orë dhe deti ishte me forcë 7– 8 ballë.
Pronari i anijes së dëmtuar “ Sevasteri “, Bujar Mersinaj, tha se kanë qënë mbi 50 burra në port pranë anijeve duke ndenjur në ruajtje për mjetet e tyre, pasi koha e keqe i ka rrezikuar edhe herë të tjera. Nga ana tjetër afërsia me tragetet është e rrezikshme, pasi ka pasur edhe 2 herë të tjera raste që kanë çuar deri në mbytje të mjeteve të peshkimit.
Peshkatarët thonë se intensiteti i erës që frynte gjatë natës ka ardhur duke u rritur dhe se në oret e mëngjesit kur ata të lodhur nga mbingarkesat e një nate pa gjume në ruajtje të një rreziku permanent kanë vënë re se era ka përlarë që nga bankinat e portit të sheshit të trageteve tragetin “Aurelia“dhe ka përlarë para syve të tyre 2 prej anijeve të peshkimit.