Hene, 06 Shtator 2010 10:33:59

Lexoni versionin Print

Mirditë, gjendet i vrarë me çifte 62-vjeçari

Ngjarja ndodhi në fshatin Trojëz të komunës Kthellë, ku gjetur vdekjen 62-vjeçari Zef Doda.

Gjergj Marku
Diel, 23 Nentor 2008 10:25:00

Mirditë- Një 62-vjeçar ka humbur në një fshat të Mirditës në rrethana ende të pasqaruara nga ekspertiza e policisë, por sipas të afërmëve i vetëvrarë pa dashje në kohën që pastronte armën e gjahut.

Ngjarja ndodhi në fshatin Trojëz të komunës Kthellë, nga ku mësohet se ka gjetur vdekjen në orët e vona të mbrëmjes së djeshme 62-vjeçari Zef Doda.

Sipas thënieve të të afërmëve 62 vjeçari ka qenë duke pastruar çiften, e cila i është shkrepur padashje dhe kjo ka sjellë plagosjen e rëndë të tij. Ata e kanë marrë me të shpejtë dhe e kanë dërguar në urgjencën e spitalit Rrëshen, por plagët kanë qenë të rënda dhe hemoragjia e vazhdueshme i ka shkaktuar vdekjen pa mundur ta dërgojnë deri tek spitali ndaj ka gjetur vdekjen gjatë rrugës.

Mësohet se Zef Doda, ishte baba i 5 fëmijëve. Ndërkohë nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor, i cili po kqyr vendin e ngjarjes, në shtëpinë ku ai banonte dhe ku ka gjetur dhe vdekjen pa dhënë detaje të një versioni përfundimtar të kësaj vdekjeje me armë zjarri, pasi ajo po heton dhe në pista të tjera të dyshuara.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML