Tiranë- Arrestohet i dyshuari për vrasjen me armë të 25-vjeçarit Ferdinat Gjata. Lajmi bëhet me dije nga policia e Tiranës, sipas të cilës në pranga është vënë Shemsi Shalianaj, 26-vjeç.
“26-vjeçari është identifikuar si autor i vrasjes së të riut nga Berati natën e së hënës në Tiranë”- thanë të njëjtat burime.
Ndalimi i tij u bë sot paradite, por policia ende nuk ka bërë me dije hollësi rreth arrestimit.
Një ditë më parë, familja ka kërkuuar të zbardhen rrethanat në të u vra djali i tyre, duke kërkuar të vihet në vend drejtësia. Nga të dhënat e para u mësua se djali punonte në një lokal lojrashfati, por nuk dihet asgjë rreth vrasjes së tij.
Ai u transportua i plagosur në spital dhe aty gjeti vdekjen pa treguar gjë rreth vrasësit.