Enjte, 08 Janar 2009 21:51:46

Lexoni versionin Print

Berluskoni, firmosen marrëveshjet energjetike

Gjashtë marrëveshje bashkëpunimi janë nënshkruar sot mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.Veçojmë dy më të rëndësishmet, në fushën energjetike me vlerë 2 miliard euro

Riviera Dedaj
Marte, 02 Dhjetor 2008 14:52:00

Tiranë- Gjashtë marrëveshje bashkpunimi janë nënshkruar sot mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.Veçojmë dy më të rëndësishmet, në fushën energjetike me vlerë 2 miliard euro. Do të jenë dy kompani italiane ato që do të përfitojnë direkt pas firmosjes sot me palën shqiptare. Drejtori i Falcone Group, Edmonde Falcone nënshkroi me ministrin e Ekonomisë Genc Ruli për ndërtimin e një rigazifikimi në Fier ndërsa Moncada Grup nënshkroi po me ministrin Ruli për ndërtimin e eulik, (energji me anë të erës) në Vlorë. Berisha tha se një sërë projektesh të tjera me vlerë 3 miliard euro do të nënshkruhen në të ardhmen me Italinë. Marrëveshjet e sotme u nënshkruan në prezencë të Kryeminsitrit italian Silvio Berluskoni dhe Kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Berluskoni gjendet për një vizitë një ditore në vendin tonë, ku pas nënshkrimit të kontratave majft fitimprurëse dha një konferencë për shtyp bashkë me Berishën.

 

Kryefjala e Kryeministrit shqiptar ishte intensifikimi i marrëdhënieve me Italinë dhe mbështetja e investitorëve italian në vendin tonë. Ndërsa Berluskoni tha se “Italia do të mbështesë Shqipërinë  kur ajo të jetë gati të aplikojë për në BE”. Sipas tij, zgjidhja e konflikteve në shtetet e Ballkanit do të jetë vetëm kur të jenë pjesë e familjes europiane.

 

Berluskoni vuri theksin edhe në miqësinë me Kryeministrin shqiptar që siç bëri të ditur i bashkon edhe bindja politike. “Saliu dhe unë jemi miq të vjetër jemi brenda familjes demokratike evropiane, dhe kemi patur kontakte të shumta pune mes bashkëpunëtorëve tanë”, u shpreh ai. Berluskoni shprehu bindjen se firmat italiane do të gjejnë gjithmonë mbështetjen e qeverisë shqiptare për realizimin e veprave të tyre.

 

Ndërsa Berisha, i cili foli në këtë konference për shtyp në gjuhën italiane leshoi nje lume me superlativa për Berluskonin dhe shtetin italian. ”Për mua për të gjithe shqiptarët është një ditë e madhe pasi kemi këtu një mik të madh të shqiptarëve, një italin të vërtetë. Takimi i sotëm më jep një kënaqësi të madhe pasi përpara jush, përpara gjithë shqiptarëve dhe italianëve kemi firmosur marrëveshje që do të ndihmojnë ekonominë shqiptare”, tha Berisha. Përsa i përket faktit se këto projekte të mëdha i marrin firmat italiane, Berisha u shpreh se “para 3 vjetësh isha në një takim me sipërmarrësit italianë dhe u deklarova se shumë italianë janë larguar nga Shqipëria. U kërkova të ktheheshin dhe unë kam bërë gjithë lehtësirat e mundshme për investitorët e huaj dhe veçanërisht për ata italian”.

 

Kryeministri shqiptar foli edhe për projektin e tij të ullinjve, që pretendon të mbjellë 5 milion rrënjë ullinj për 5 vjet në Shqiperi. Ai madje bëri batutë me projektin e tij kur tha se “unë dhe Berluskoni i duan ullinj se janë të përjetshëm dhe ne e duan përjetësinë”.

 

Sa i përket energjisë, Berisha vuri theksin tek energjia bërthamore. ”Jemi të interesuar për energjinë bërthamore dhe shohim te Italia një partner të denjë. Të punojmë që investitorët italianë të vijnë të investojnë në këtë sektor dhe të zhvillohet ekonomia vendase”.

 

6 marrëveshjet e nënshkruara sot mes qeveritareve shqiptare dhe firmave italiane:

 

Marrëveshje mes ambasadorit të Italisë në Tirane, Saba D’Eelia dhe ministrit të Punës Anastas Duri në fushën e Punës dhe ekzekutimin e saj

 

 

Marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin ,nga Ministri i Finanave Ridvan Bode dhe ambasadori italian,  Saba D’Elia .

 

 

Marrëveshje mes ‘Falcione Group' dhe Ministrit të Ekonomisë, Ruli për realizimin e një impianti gazi në zonën e Fierit, e cila do të lidhet me Italinë me impiante nënujore.

 

Marrëveshe për  ndërtimin e një parku eulik në jug të Vlorës të interkonjeksionit elektrik me Italinë

 

Marërveshje për ndërtimin e një fabrikë çimentoje në veri të Shqipërisë, me vlerë 160 milionë euro, nenshkruar me ministrin e Puneve Publike, Sokol Olldashi

 

Marrëveshje për ndërtimin e rrugës së Levanit, me vlerë 33 milionë euro, e nenshkruar nga firma italiane dhe Olldashi 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML