Enjte, 08 Janar 2009 21:53:22

Lexoni versionin Print

Shpejtësia, 2 të vdekur, 2 të plagosur në aksidente

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndryshme që ndodhën në mbrëmje në rrugët e vendit.

E.Bani/Gj.Figuri
Marte, 02 Dhjetor 2008 21:43:00

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndryshme që ndodhën në mbrëmje në rrugët e vendit. Aksidenti i parë ndodhi në Gjirokastër dhe i mori jetën një 20-vjeçari, ndërkohë që tjetri ndodhi në superstradën Lezhë-Shkodër, ku humbi jetën një 70-vjeçar dhe mbetën të dëmtuar rëndë dy pasagjerë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë në aksin rrugor Tepelenë- Gjirokastër, automjeti tip Alfa Romeo, me targa AC 629 ZL, që drejtohej nga shtetasi Sydrit Guma, lindur dhe banues në fshatin Luzat të rrethit Tepelenë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën e një servisi, në anë të rrugës nacionale në fushën e Luzatit.

Si pasojë e përplasjes ky shtetas ka marrë plagë të rënda në kokë, ku menjëherë është transportuar për në spitalin e Gjirokastrës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes në spital.

Pak më vonë, një tjetër aksident ka përgjakur rrugët. Ngjarja ndodhi në superstradën Lezhë-Shkodër, në dalje të fshatit Balldre. Një automjet tip mercedez me targa të shkodrës 7115D, me drejtues shtetasin Sabah Rrashketa, 50-vjeç është përplasur me një shtyllë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen në vend shtetasi Muharrem Rrashketa 70-vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit, si dhe Sabahet Bekteshi, 45-vjeçe.

Në momentin e aksidentit në automjet kanë qenë dhe 3 persona të tjerë, të cilat fatmirësisht nuk janë plagosur.

Deri në këto momente për të dy aksidentet e ndodhura, mësohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së automjetit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML