Hene, 06 Shtator 2010 10:35:05

Lexoni versionin Print

Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin

Shkodër- Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së biznesmenit në Shkodër.

Anila Dushi
Marte, 09 Dhjetor 2008 09:03:00

Shkodër- Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së biznesmenit në Shkodër. Afrim Rraboshta është ndaluar nga uniformat blu të këtij komisariati, të cilët kanë njoftuar se ai fshihej në në fshat pranë Bushatit.

Ngjarja ndodhi dje, kur 45-vjeçar Ben Due Bitani, nga Barbullushi me banim në Shkodër gjeti vdekjen e menjëhershme pasi  u qëllua me tre plumba pistolete nga një distance e afërt.

 

Krimi u krye në rrugën e fshatit Barbullush të Shkodrës, jo shume larg lokalit të të afërmve të viktimës. Sipas policisë autor i ngjarjes është shtetasi Afrim Rraboshta banor i fshatit Barbullush.

 

Nga të dhënat fillestare të grumbulluara nga policia, mësohet se viktima dhe autori kanë qenë së bashku në lokalin e familjes Bitani në Barbullush dhe kanë dale andej së bashku , për tu larguar me mjetin që drejtohej nga Ben Bitani. Ndërsa udhëtonin bashkë ato janë ndaluar dhe kanë debatuar brenda në mjet , dhe aty Afrim Rraboshta ka qëlluar me armë drejtuesin e mjetit Ben Bitani dhe më pas është larguar.

 

Mjeti me viktimën në vendin e shoferit , është gjetur i ndezur në të majtë të rrugës , jo në asfalt .Ben Bitani është qëlluar një here në kokë dhe dy here në gjoks dhe ka gjetur vdekjen e menjëheshme.

 

Mësohet se ka qenë vëllai i autorit, që ka lajmëruar policinë për vrasjen e kryer. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vrasjes ka qenë një konflikt mes viktimës dhe autorit për një sasi parash që i detyroheshin njëri- tjetrit. Kjo është një ndër pistat , ndrërsa akoma nuk dihet saktësisht motive pasi autori i ngjarjes nuk është kapur nga policia .

 

Autori është vëllai i kryetarit të PSD në Shkodër, Përparim Rraboshta, i cili është dhe antar i këshillit bashkiak të qytetit të Shkodrës.Madje mësohet se ka qenë ai , mjaft i tronditur në momentin që ka lajmëruar policinë për ngjarjen, pasi është vënë në dijeni me telefon nga i vëllai.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML