Shkodër- Një tjetër vrasje ka ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, viktimë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur 43-vjeçari, Altin Tahiri. Ai u qëllua për vdekje nga Abdulla Durro, 50-vjeç, i cili u arrestua vetëm pak momente pa kryerjes së krimit.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Iliria” në hyrje të qytetit të Shkodrës. Nga të dhënat e para, mësohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive banale mes autorit dhe viktimës, por ende nuk janë përcaktuar saktë shkaqet që çuan në vrasje.
“Autori u vu në pranga nën akuzën e vrasjes dhe tashmë është duke u marrë në pyetje në polici”- njoftojnë të njëjtat burime.
Policia, e njoftuar mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërkohë që i dëmtuari u transportua në spitalin rajonal të qytetit. Aty, megjithë ndërhyrjen e mjekëve ai nuk mundi t’i shpëtojë dot vdekjes, pasi plagët që kishte marrë ishin shumë të rënda.