Shpërthimi i Poliçanit, gabim njerëzor
Policia deklaroi se ngjarja e ndodhur sot në Poliçan ku një person vdiq dhe një tjetër u plagos, erdhi si pasojë e gabimit njerëzor.
Shekulli Online
Marte, 06 Janar 2009 17:17:00
Poliçan- Policia deklaroi se ngjarja e ndodhur sot në Poliçan ku një person vdiq dhe një tjetër u plagos, erdhi si pasojë e gabimit njerëzor. Sipas eksperteve, Suzana Papxhiu, 50 vjeç, e cila mbeti e vdekur nga shpërthimi, i kishte vënë flakën njërës prej arkave të djegoreve. Nga shpërthimi mbeti i plagosur edhe punonjësi tjetër, Adriatik Hysenbelliu, i cili po trajtohet në spital.
Shpërthim në Uzinën e Poliçanit, vdes punëtorja
ora 09:59
Polican- Një punonjëse e uzinës së çmontimit të armëve në Poliçan ka gjetur vdekjen pas shpërthimit të një predhe brenda territorit të uzinës. Sipas të dhënave të para të policisë punonjësja ka qenë duke u ngrohur në një zjarr të ndezur aty pranë, së bashku me punëtorë të tjerë.
Djegorja ndodhej në vendin ku ishte ndezur zjarri dhe ka shpërthyer menjëherë pas kontaktit me flakën. Suzana Kapxhiu, 45 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banuese në Poliçan, punëtore në këtë kombinat, ka humbur jetën nga shpërthimi i një djegoreje, ndërsa ishte duke djegur disa mbeturina në brendësi të këtij kombinati.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur iplagosur dhe shtetasi Adriatik Hysenbelliu, 44 vjeç, lindur nëÇorovodë dhe banues ne Poliçan, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Civil të Beratit, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes reagon Ministria e Mbrojtjes, sipas te ciles gruaja kishte ndezur zjarr dhe vdekja i eshte shkaktuar nga djegorja që e goditi në kokë. "Punonjesit kishin ndezur një zjarr për ngrohje dhe për këtë kishin përdorur mbeturina të djegoreve. Ne uzine prej me shumë se një muaj nuk bëhej procesi i demontimit"- thanë burimet zyratare te Ministrisë së Mbrojtjes gjatë një konference për shtyp.
Ndërkohë sipas shefit të policisë së Skraparit, ngjarja ndodhi brenda territorit të uzinës. Sipas tij, një grup ekspertësh është në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.
Për fat të keq, ky nuk është rasti i parë i incidenteve brenda terrirorit të uzinave ku bëhet cmontim armesh e predhash.
-
arian haxhillari: - 01-06-09 Ministri i Mbrojtjes eshte pergjegjes.
Me duket se dhe kete here duhet qe ministri i mbrojtes te jape doreheqjen humane sepse dikush ka bere nje gabim qe nuk varet nga ministri por tragjedia duhet te paguhet.
Mendoj qe prokuroria te hapi nje dosje te vecante per korruptimin e ministrit aktual ne ceshtjen e sigurise njerezore.
Te hiqet drejtuesi i shtabit te pergjithshem, te paralajmerohet kryeministri Sali Berisha dhe te jape doreheqjen presidenti i shqiperise. Tragjedi te tilla dua koke turku.
O popull, o qeveri. Nga tragjedia te dale mesimi. Dhe sa kohe do te vazhdoje tragjedia e popullit shqiptar si rrjedhoje e injorances. Ne gerdec njeri saldon, ne Polican nje ndez zjarr. Ku eshte kodi i etikes se punes dhe kontrolli profesional.
Mendimi im eshte qe per sa kohe do te kete njerez te paafte te drejtojne pika strategjike demtimi ne njerez do te vazhdoj.
Ministri merr masa te rrepta per drejtuesit sharlatane.
Nuk behet shaka me.
Doreheqja e ministrit Mediu ishte nje akt human qe po merret neper kembe ne shqiperi. Qeveria aktuale merret me nxjerren e te ashtequarturit korruptim dhe jo me vendosjen e rregullave te duhura per mbrojten e popullit.
|