Enjte, 18 Mars 2010 20:39:46

Lexoni versionin Print

OSSH bën punime, ndërpritet energjia

Njoftimi është bërë nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, i cili ka lajmëruar se do të punohet në nënstacionin e Selitës në Tiranë,

Shekulli Online
Merkure, 07 Janar 2009 08:50:00

Tiranë- Puna për vendosjen e një transformatori të ri në Selitë do të lërë disa zona pa energji elektrike gjatë ditës së sotme.

Ndërprerje që duket se nuk do të jenë shumë të shkurtra. Njoftimi është bërë nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, i cili ka lajmëruar se do të punohet në nënstacionin e Selitës në Tiranë, për vendosjen e një transformatori të ri 10 kv, i nevojshëm për fuqizimin e rrjetit të energjisë elektrike në zonë.

Ndërprerjet e energjisë do të zgjasin gjatë paradites dhe do të prekin disa zona të Tiranës. Kështu, pa energji elektrike për disa orë do të jenë Yzberishti, Selita, rrugët "Misto Mame", "Babë Rexha", ish NPV, zona e ish Parkut si dhe Sauku.

Sipas burimeve ng OSSH, ndërhyrja në nënstacion po kryhet me paratë e OSSH dhe kapin vlerën e 12 milionë lekëve të reja. Përmes këtij investimi rritet kapaciteti i nënstacionit të Selitës, pasi do të ketë 4 transformatorë me një fuqi totale instaluese prej 120 Megavat.

Kjo pritet të sjellë përmirësim në furnizimin me energji elektrike në pjesën jugore të kryeqytetit si në zonën e Selitës, rrugën e "Elbasanit", rrugën "1 Maji", etj.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML