Diel, 14 Mars 2010 07:44:56

Lexoni versionin Print

Viktima e Farkës, 44-vjeçari, Ramazan Hyka

Ai është shtetasi Ramazan Hyka 44 vjeç nga Tirana. Burimet policore bëjnë të ditur se viktima punonte si taksist i palicencuar në kryeqytet

Klodiana Kotorri
Enjte, 08 Janar 2009 20:02:00

Tirane-Identifikohet viktima e Farkës. Ai është shtetasi Ramazan Hyka 44 vjeç nga Tirana. Burimet policore bëjnë të ditur se viktima punonte si taksist i palicencuar në kryeqytet. Dy janë pistat e para të hetimit mbi vrasjen e tij. Rrëmbim dhe vrasje për ta grabitur, ose ndonjë konflikt i mundshëm i tij me ekzekutuesin.

 

Trupi i pajetë i tij u gjet në liqenin e Farkës. Policia në vendngjarje konfirmoi se 44- vjeçari Hyka është vrarë dhe është futur më bagazhin e automjetit të tij, i cili më pas është hedhur në ujërat e liqenit. Në bazë të dëshmisë së familjarëve, ai është zhdukur dje nga shtëpia, kur ka dalë për punë dhe nuk është kthyer më.



Tiranë, gjendet një kufomë në liqenin e Farkës

ora 17:31


Tiranë-Policia është sinjalizuar për një kufomë në liqenin e Farkës në periferi të Tiranës. Nga të dhënat e para mësohet se kufoma u gjet në një makinë të djegur.

 

Ende nuk është bërë identifikimi i kufomës, pasi grupi hetimor sapo ka mbërritur në vendngjarje. Trupi i pajetë i një personi ende të panjohur u gjet në makinën e zhytur në ujërat e liqenit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • olsi: - 01-08-09
    olsi

    jeni te papame

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML