Premte, 12 Mars 2010 17:37:15

Lexoni versionin Print

Fier, të vdekurit ne fshat varrosen me traktor

Kjo për shkak të rrugës së këtij fshati, e cila është e pakalueshme jo vetëm nga mjetet, por edhe nga këmbësorët

Kristaq Thanasi
Enjte, 08 Janar 2009 21:09:00

FIER - Janë 250 banorë të fshatit Hamil në Fier, të cilët gjatë muajve të dimrit, sidomos ditëve me reshje shkëputen përfundimisht nga qyteti me javë të tëra. Kjo për shkak të rrugës së këtij fshati, e cila është e pakalueshme jo vetëm nga mjetet, por edhe nga këmbësorët. Fshatarët tregojnë se kjo situatë ka 30 vjet në këtë gjendje, ku të gjallët kanë frikë se mbas vdekjes do t’i lënë me ditë të tëra pa i varrosur.

Dhjetëra mjete qëndrojnë rreth 3 km larg banesës ku vajtohet për mort, ndërsa arkivoli vihet mbi traktor e sa për kortezhin, ai qëndron mes arave të mbjella me grurë.

Për vite me radhë, të gjitha familjet kur kanë të tilla fatkeqësi pajtojnë një traktor për të përcjellë njeriun e tyre të dashur në varrezë. Edhe  ky i fundit e ka të vështirë të kalojë në këtë rrugë, pasi do të përballet gropa të mëdha, me llucë e ujë duke rrezikuar që arkivoli të bjerë në baltë. Dhe janë vetëm 3 kilometra rrugë që e ndajnë këtë fshat nga rruga kryesore.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML