Vlorë- Një zjarr i rënë nga pakujdesia ka shkrumbuar tërësisht një banesë në lagjen “24 maji” të qytetit të Vlorës. Fëmijët e familjes Lula, të mitur kishin ndezur vetë oxhakun e shtëpisë me benzinë. Nga pakujdesia e dy fëmijëve zjarri ka marrë tapetin e shtëpisë dhe ka nisur të përhapet me shpejtësi. Brenda një kohe shumë të shkurtër zjarri ka përshkruar të gjitha orenditë shtëpiake që ndodheshin brenda në banesë. Fëmijët janë alarmuar, por djali i vogël ka marrë të motrën dhe e ka nxjerrë jashtë, ndërkohë që më pas të afërmit kanë lajmëruar zjarrfikësen. Edhe pse ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrëfikëses zjarri nuk ka kursyer asnjë nga orenditë shtëpiake, duke i shkrumbuar ato tërësisht. Ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Dëmi material në banesën e familjes Lula, ku banojnë 6 persona, prindërit me katër fëmijë ka qenë i konsiderueshëm, ndërsa polciia e ka përcaktuar ngjarjen si aksidentale dhe zjarrin e shkaktuar nga pakujdesia.