Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, Presidenti Bamir Topi u shpall qytetar nderi në Ferizaj. Axhenda për ditën e sotme përfshin një takim me kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Isa Mustafa dhe më pas një ndalesë në Muzeun e Kosovës. Sipas axhendës më tej është planifikuar një vizitë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tek Shpella e Gadimes.
Rreth mesditës presidenti Topi do të udhëtojë në Ferizaj ku u shpall edhe qytetar nderi nga bashkia e qytetit. Më pas presidenti Topi shoqëruar edhe nga presidenti kosovar Sejdiu do të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët me biznesin shqiptaro-kosovar. Vizita do të mbyllet me një konferencë shtypi që do të jepet për mediat.
Dita e parë e vizitës ishte e ngjeshur me takime, ndërkohë që Topi mbajti edhe një fjalim përshëndetës para Kuvendit të Kosovës.