Marte, 09 Shkurt 2010 15:56:50

Lexoni versionin Print

Monopoli në tregun e hidrokarbureve, Rama: Qeveria të gjejë zgjidhje

Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar sot nga qeveria një zgjidhje të matur për situatën në tregun e hidrokarbureve.

Shekulli Online
Premte, 09 Janar 2009 14:35:00

Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar sot nga qeveria një zgjidhje të matur për situatën në tregun e hidrokarbureve.

Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve në vend, të cilët kanë ngritur shqetësimin e tyre në këtë takim për një situatë monopol në treg të vendosur thjesht dhe vetëm me një vendim qeverie. Më herët Autoriteti i Konkurrencës është shprehur për tërheqje të qeverisë nga ky vendim pasi cenon standardet e konkurrencës së lirë.

“Nuk më duket as rasti dhe as momenti për të nxjerrë përfitime politike, përpara se sa të eksplorohet çdo mundësi, që kjo çështje të zgjidhet me qetësi dhe urtësi dhe jo në kurriz të një pale, apo aq më tepër akoma jo në funksion të një situate që krijon një monopol shumë kërcënues”- tha Rama, duke shtuar se kjo është një zgjidhje që duhet dhënë për të mos lejuar që ky tjetër pus, i papërgjegjshmërisë dhe i paaftësisë qeverisëse, i cili ka filluar të mbajë erë jo të mirë, në ditët dhe në javët në vazhdim të qelbi gjithë Shqipërinë.

Sipas Ramës autoriteti Kombëtar i Konkurrencës e ka trajtuar paraprakisht këtë çështje dhe ka arritur në konkluzionin se qeveria duhet të tërhiqet nga një vendim, i cili cenon konkurrencën dhe kërcënon shumë nga operatorët që janë në treg falë konkurrencës së garantuar prej shumë e shumë vitesh, edhe pse ky është një treg që ka nevojë për rregullime të ndjeshme.

Rama ka kujtuar se Bashkimi Evropian, kërkon angazhime konkrete për frenimin e kësaj ndotjeje dhe padyshim që mirëpret edhe masat në drejtim të njërit prej burimeve më të mëdhenj e më të rrezikshëm të ndotjes, që është pikërisht burimi i lëndëve që djegin makinat në Shqipëri. “Sot, ne jemi në kushtet kur qeveria po përdor dy standarde në çështjen në fjalë dhe interesat e prodhimit vendas, kur vjen fjala për naftën që është një pasuri shumë e çmuar kombëtare e çdo vendi, janë njëkoncept që duhet parë dhe duhet trajtuar me shumë kujdes”- tha Rama.

Sot, sipas tij, të gjitha vendet kur flasin për interesa kombëtare flasin për rezervim dhe jo për shfrytëzim të burimeve të naftës. Për këtë arsye të gjitha vendet synojnë një shfrytëzim sa më të kujdesshëm të tyre dhe sa më në funksion të interesit publik dhe të së ardhmes të njerëzve të vendit.

Krijimi i një situate monopol, ka theksuar Rama kërcënon pikërisht interesat e vendit, sepse kërcënon themelet e funksionimit të këtij sistemi dhe prek jo pak shqiptarë e shqiptare që gjenden në një grackë mbytëse, për shkak të mungesës së një konkurrence.

Duke iu referuar deklaratës së Berishës për mbrojtjen e mushkërive të shqiptarëve, Rama ka theksuar se kjo gjë nuk mund të bëhet, duke ju futur helmin e naftës D2 që prodhohet në vend. Kështu që, në këtë pikë, Kryeministri, sipas tij, duhet të marrë masat e menjëhershme që kjo situatë të hyjë në binarët ku e kërkon standardi i standardeve, që të mos kemi dy standarde.

“I kërkoj Sali Berishës që t'i dëgjoj këta njerëz që unë sot takova dhe që përfaqësojnë kontribute të rëndësishme në ekonominë shqiptare prej shumë e shumë vitesh dhe të cilët operojnë në një treg të hapur e të çliruar, në një proces shumë të vështirë, e ndërkohë përfaqësojnë interesa të mijëra familjeve, pa llogaritur edhe rolin e tyre në të gjithë sistemin e të ardhurave të këtij vendi dhe duke mos harruar dhe investimet shumë milionëshe të tyre në përmirësimin e sistemit”- tha Rama


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML