Marte, 09 Shkurt 2010 12:28:23

Lexoni versionin Print

Akulli, të moshuarit në spital me fraktura

Në qytetin e Korçës, temperaturat e ulëta dhe ngricat janë bërë shkak për aksidente sidomos tek mosha e tretë

Artan Grabocka
Premte, 09 Janar 2009 16:40:00

Korçë-Temperaturat e ulëta dhe ngricat janë bërë shkak për aksidente sidomos tek mosha e tretë. Sipas Shefit të Shërbimit të Urgjencës në spitalin e Korçës, Dhimitër Samara, rastet më të shumta  të dëmtimeve janë vërejtur  tek personat  e moshës së tretë  të cilët kanë pësuar shembje dhe fraktura, kryesisht plasaritje dhe thyerje këmbësh për shkak të rrëshqitjes në akull.

 

Numri i pacientëve është relativisht i lartë, me afro 10 raste në ditë. Mjekët këshillojnë veçanërisht moshën e tretë të mos dalin nga shtëpia në këto ditë ë ftohta dhe me rrugë të ngrira nga akulli.

 

Por krahas rasteve të  frakturave gjatë ditëve me temperature të ulëta dhe reshje dëbore janë vërejtur edhe komplikacione të tjera shëndetësore, kryesisht tek personat me sëmundje kronike.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML