Tiranë-“Djalin tim e vrau Enver Dondollaku dhe Arben Borici”. Kështu ka deklaruar sot në sallën e gjyqit i moshuari, Ramazan Zeneli, i ati i Nimet Zenelit . Ai ka akuzuar për vrasjen e të birit bandën e Aldo Bares dhe konkretisht krahun e djathtë të tij, Enver Dondollakun, i cili ndodhet në Itali. Po kështu babai i viktimës ka akuzuar edhe Arben Boricin, që u përfaqësua në gjyq nga avokati mbrojtës.
Dy të akuzuarit kryesore Aldo Bare dhe Enver Dondollaku gjenden të arrestuar jashtë vendit, një pjesë e bandës ndodhet në gjykim për një sërë vrasjesh dhe masakrash në qytetin e Lushnjës.
Megjithëse për vrasjen e Nimet Zenelit, dëshmi kyçe konsiderohet ajo e Gramoz Selmanit, i vetmi dëshmitar okular i mbetur gjallë. Sipas prokurorisë, Nimet Zeneli u vra vetëm pse ndodhej nën shoqërinë e kundërshtarëve të bandës, gjë të cilën e theksoi në dëshmi edhe i ati i tij.