Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:13:08

Lexoni versionin Print

Kulisat, si u arrit pakti në Prishtinë

Ata që i nënshkruan kontratën Fatmir Sejdiut për të qenë President deri në vitin 2009, e bindën që të pranojë të rizgjidhet në pako me Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin, të mërkurën. Kështu, Ruecker zhbllokoi krizën e koalicionit qeverisës. Negociatat vazhdojnë për ndarjen e resorëve, me betejën më të madhe rreth Ministrisë së Transporteve.

Diel, 06 Janar 2008 10:55:00

Ata që i nënshkruan kontratën Fatmir Sejdiut për të qenë President deri në vitin 2009, e bindën që të pranojë të rizgjidhet në pako me Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin, të mërkurën. Kështu, Ruecker zhbllokoi krizën e koalicionit qeverisës. Negociatat vazhdojnë për ndarjen e resorëve, me betejën më të madhe rreth Ministrisë së Transporteve.

Një konsultim i shkurtër i Joachim Ruecker paraditen e së premtes ka zgjidhur një

nga problemet kryesore për arritjen e një marrëveshje për konstituimin e institucioneve

- futjen në pako edhe të postit të Presidentit. Një zyrtar i afërt me bisedimet e zhvilluara mes Shefit të UNMIK-ut dhe liderët kosovarë ka treguar se qëndrimi i autoritetit përfundimtar për të interpretuar ligjet në Kosovë, ka qenë se Presidenti duhet të jetë pjesë e marrëveshjes. Misioni i Kombeve të Bashkuara, megjithatë, nuk e ka konfirmuar këtë lëvizje të drejtuesit Ruecker. "Unë vetëm mund të konfirmoj se PSSP-ja dhe presidenti Sejdiu kanë qenë të ulur bashkë në seancën e inaugurimit. Nuk kam informacion se çfarë kanë diskutuar",- ka thënë për "Express", zëdhënësi Russell Gëkie. Këmbëngulja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, se nuk ka nevojë që posti i Presidentit të përfshihet në votime, ka qenë një ndër bllokuesit kryesorë të deritashëm të marrëveshjes. Ndonëse në mbledhjen e parafundit të Kryesisë së LDK-së, Fatmir Sejdiu, kishte lënë të kuptohet se ai edhe mund të jetë subjekt votimi në Parlament, ai asnjëherë nuk e kishte konfirmuar qartë qëndrimin e tij. Ky zhvillim ka ardhur në ditën e seancës inauguruese të Parlamentit, në të cilën nuk është zgjedhur as Kryesia e re, e as Kryeparlamentari. Ndonëse është pritur që lidershipi i ri të zgjidhet, në momentin e fundit Partia Demokratike e Kosovës kishte kërkuar që emërimet në Parlament të liheshin për më vonë. Merret vesh se arsyeja kryesore prapa qëndrimit të Partisë Demokratike është frika brenda kësaj partie për ndonjë befasi të pakëndshme gjatë procesit të votimit të Qeverisë. Duke pasur edhe Presidentin në pako, Hashim Thaçi do të përgatitet vetëm për foto të buzëqeshura dhe fjalimin e tij të hyrjes si Kryeministër. Sejdiu nuk ka dashur të flasë të premten për arsyet që partneri i tij, Hashim Thaçi, ka kërkuar që tërë lidershipi të zgjidhet në një ditë, duke shtyrë emërimin e Kryesisë së Parlamentit dhe Kryeparlamentarit. "Unë vërtetë nuk dua të përzihem në këtë",- është shprehur Sejdiu. Por Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do të ketë shumë shpejt edhe udhëheqjen e Parlamentit, Qeverinë dhe Presidentin. Ai deklaroi se ekspertët e dy partive janë duke punuar në marrëveshje,n të cilën ai priste se do të arrihej shumë shpejt. Kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës për shtyrjen e zgjedhjes së udhëheqjes së Parlamentit kishte hasur në mirëkuptimin e Shefit të UNMIK-ut, Joachim Ruecker. "Po. Ne e kemi vlerësuar situatën. Meqë Kuvendi është mbledhur, deputetë kanë bërë betimin, kjo ka qenë në rregull. Parlamenti do të mblidhet sërish të mërkurën, ku do të zgjidhet edhe Kryesia edhe Kryeparlamentari. Të shpresojmë se do të kemi edhe Qeverinë",- ka deklaruar Ruecker. Sipas burimeve të "Express", tash me pajtimin e Fatmir Sejdiut për të hyrë në pakon e votimit, problemi i vetëm që mbetet përpara negociatave mes këtyre dy partive është kualiteti i pesë ministrive që do të marrë Lidhja Demokratike e Kosovës. "Unë do të punoj që marrëveshja të arrihet",- ka deklaruar presidenti Sejdiu, i pyetur nëse Kosova do të ketë të mërkurën marrëveshjen për lidershipin institucional. Sejdiu dhe Thaçi, nuk kanë pranuar

të deklarohen për problemet konkrete. I pyetur nëse PDK-ja do të lëshojë pe` nga oferta e saj fillestare për pesë ministritë, lideri Hashim Thaçi ka thënë se marrëveshja do të jetë mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve të 17 nëntorit. Ndërkohë zyrtarët e afërt me Thaçin dhe Sejdiun thonë se bllokuesit kryesorë ndërlidhen me ndarjen e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, si edhe me atë të Energjetikës. Një problem tjetër do të jenë edhe emrat. Lideri i PDK-së, Thaçi ka bërë një lëvizje nga qëndrimi i tij fillestar, për të mos pasur në kabinet ministra nga mandati i kaluar i qeverisë dhe kuvendeve komunale. Tashmë emra si ai i Lutfi Hazirit ka mundësi të bëhen opsione serioze për të qenë në përbërjen e re qeveritare.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML