Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:11:39

Lexoni versionin Print

BE: Vendosja e vizave, ide e maqedonasve

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere kritikoi vendimin për regjimin e ri të vizave

Shekulli
Shtune, 19 Janar 2008 11:12:00

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere kritikoi vendimin për regjimin e ri të vizave

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere kritikoi vendimin për regjimin e ri të vizave me Shqipërinë. Maqedonia është larg nga ajo fazë, kur duhet ta rregullojë këtë çështje, deklaroi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, sipas të cilit, Maqedonia duhet ta lehtësojë dhe jo ta pengojë ose ta vështirësojë komunikimin me vendet fqinje, njofton INA. Ambasadori evropian tha se vendimi i Ministrisë së Jashtme për aplikimin e regjimit të ri të vizave, sipas një ligji të ri për të huajt, nuk ka të bëjë aspak me procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. "Maqedonia akoma nuk e ka arritur këtë fazë. E di se Maqedonia është shumë e interesuar që të arrijë në nivel të njëjtë me legjislaturën e Bashkimit Europian, por kjo nuk duhet të bëhet me çmim të krijimit të pengesave me shtetet fqinje, kështu që siç e thashë, ky është një keqkuptim i pastër, i cili, jam i sigurt, se do të zgjidhet përmes një marrëveshjeje mes dy palëve",- theksoi ambasadori i BE-së, Ervan Fuere.

BDI, akuza PDSH

Anëtari i lartë i BDI-së, Xhevat Ademi e ka quajtur gënjeshtër dhe dezinformatë deklaratën e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, se ligji që imponon një regjim të ri vizash me Shqipërinë, është miratuar në kohën e maxhorancës LSDM-BDI.

"Filozofia e gënjeshtrës, e falsifikimit dhe dezinformimit, është mjeti që krerët e PDSH-së përpiqen ta imponojnë në jetën politike shqiptare. Paraqitja e mbrëmshme e kryetarit të DSH-së, Menduh Thaçi në televizionin Top Channel, dhe përpjekja e tij për të amnistuar atë, partinë e tij dhe Qeverinë participient i së cilës është, sa u përket vizave me shtetasit shqiptarë, është gënjeshtër, është falsifikim dhe është dezinformim",- thuhet në deklaratën e anëtarit dhe deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi, informon INA. Sipas tij, me 31 maj të viti 2007, Ligji për qëndrim e të huajve në Republikën e Maqedonisë pëson ndryshime dhe plotësime. "Ndërsa më 26 nëntor të viti 2007, qeveria e Maqedonisë, saktësisht Ministria e Punëve të Jashtme, merr vendim dhe lëshon urdhëresë për të gjitha shtetet, shtetasit e të cilëve duhet të marrin viza në përfaqësitë konsullore diplomatike. Në mesin e tyre apo ndër të parët në këtë listë është Republika e Shqipërisë dhe shtetasit shqiptarë",- thekson deputeti Ademi. Ai ka porositur që "krerët e PDSH-së dhe Qeveria aktuale të mos sillet sipas logjikës së strucit, atë që nuk e sheh ti në qoftë se e fut kokën në zall, nuk do të thotë se nuk e shohin edhe të tjerët".

"Problemi me vizat, ngritja e barrierave sa i përket qarkullimit të lirë të njerëzve, mjeteve, mallrave me Shqipërinë, nuk shpjegohet me situata të trashëguara. Në frymën e integrimeve, në perspektivën e anëtarësimit të shpejtë në NATO të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë, ky vendim nuk justifikohet me asgjë, përpos se me albanofobinë e krerëve aktualë të qeverisë së Maqedonisë",- theksoi anëtari i lartë i BDI-së, Xhevat Ademi. Ai shtoi se BDI distancohet nga logjika e fshehjes së të vërtetës dhe logjika e ngritjes së mureve mes shteteve fqinje.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML