Diel, 12 Tetor 2008 20:34:13

Lexoni versionin Print

Serbi, gati raundi i dytë për Presidentin

Cështja e Kosovës, në qendër të fushatave të kandidatëve Tadic e Nikolic

Marrë nga BBC
Diel, 03 Shkurt 2008 10:21:00

Cështja e Kosovës, në qendër të fushatave të kandidatëve Tadic e Nikolic

Në kohën që udhëheqësit shqiptarë kanë paralajmëruar shpalljen e pavarësisë së Kosovës, për cështje ditësh, ka përfunduar fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale në Serbi.Votuesit do të hedhin sot votën për të zgjedhur mes dy kandidatëve, presidentit aktual, Boris Tadiç dhe nacionalistit të vijës së ashpër, Tomislav Nikoliç. Në raundin e parë të zgjedhjeve të para dy javëve, asnjëri prej nëntë kandidatëve nuk mori dot shumicën e mjaftueshme të votave, mbi 50 përqind, për të shmangur raundin e dytë. Korrespondenti i BBC-së në Beograd, Nick Haëton thotë se në këtë raund të dytë dhe të fundit, është zhvilluar një fushatë më e ashpër se në të parin. Dy kandidatët ofrojnë imazhe të kundërta të Serbisë në të ardhmen.

Presidenti aktual, Boris Tadic, që shihet si pro-perëndimor dhe pro-reformist, ka vënë në qendër të fushatës së tij nevojën për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian.Kundërshtari i tij, Tomislav Nikoliç, i partisë Radikale Nacionaliste të vijës së ashpër, e sheh vendin më pranë Rusisë. Gjatë fushatës, Nikoliç i ka zbutur retorikat nacionaliste. Por kampi iTadiç i ka paralajmëruar votuesit se vota për Nikoliçin do të thoshte kthim në izolimin e viteve '90.Sondazhet parashikojnë një rezultat të afërt ditën e dielë. Çështja e Kosovës ka zënë vend të rëndësishëm në fushatën elektorale të të dy kandidatëve. Si Tadiç, ashtu dhe Nikoliç, kanë deklaruar se do të bëjnë gjithshka, me përjashtim të ndërhyrjes ushtarake, për të mos e lejuar pavarësinë e Kosovës. Zgjedhjet serbe do të mbahen edhe në enklavat serbe në Kosovë.Në ditën e fundit të fushatës, z. Tadiç ndërkohë vizitoi një enklavë serbe në Kosovë. Ai i premtoi serbëve gjatë vizitës në Cërnicë, pranë Gjilanit se Serbia nuk do të hiqte dorë nga Kosova. "Unë gjithnjë do ta mbroj ekzistencën tonë në Kosovë, gjithnjë do të punoj që të shmang çdo lloj dhune", -tha zoti Tadiç.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML