Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:08:32

Lexoni versionin Print

Vota e serbëve, drejt Europës, apo varrezave

Zgjedhjet presidenciale në Serbi, konsiderohen edhe si referendum që do të vendosë

The Guardian, Reuters
Hene, 04 Shkurt 2008 09:52:00

Zgjedhjet presidenciale në Serbi, konsiderohen edhe si referendum që do të vendosë

për përcaktimin e Serbisë drejt Lindjes apo Perëndimit. Brukseli dhe Moska janë duke i vëzhguar kandidatët e tyre të preferuar. Ndonëse, varrmihësi i preferuar rus, Tomislav Nikoliç konsiderohet si favorit për President. Kah do të shkojë Serbia?

Votuesit serbë u përballën dje me zgjedhjen midis përcaktimit pro Lindjes, apo Perëndimit. Çështja e Pavarësisë së Kosovës ka dominuar gjatë gjithë fushatës

zgjedhore, njëkohësisht me përcaktimin për afrim të marrëdhënieve me Brukselin apo fuqizim të lidhjeve me Moskën, që ende mbetet aleati më i fuqishëm i këtij

vendi. Vota e nacionalistëve është duke u përfaqësuar nga Tomislav Nikoliç, i cili është kategorikisht kundër planeve ndërkombëtare rreth Kosovës. Ndërsa, Boris Tadiç

përfaqëson pjesën e votuesve më të moderuar, i cili gjithashtu është deklaruar kundër pavarësisë, ndonëse e ka bërë të qartë se edhe në rast të pavarësimit të Kosovës, Serbia do të ndjekë politika paqësore për rajonin. Mirëpo, rezultati i zgjedhjeve mund të përcaktojë edhe fatin e Kosovës. Në rast se zgjedhjet i fiton radikali Nikoliç, kjo do të ndikonte në përshpejtimin e pavarësimit të Kosovës, që do të duhej të ndodhte kah mesi i shkurtit, shpjegon një diplomat në kushte anonimiteti, me detyrë në Beograd. Ndërsa, fitorja e të moderuarit Boris Tadiç do të mund të vononte shpalljen e pavarësisë në

Kosovë, deri kah mesi i marsit, për çka liderët e Kosovës do të vononin shpalljen për të plotësuar disa qejfe të Brukselit, që e shikon me simpati kandidatin Tadiç.

Varrosja e Serbisë

Zgjedhjet në Serbi janë duke u konsideruar edhe si referendum për të ardhmen e Serbisë, e cila gjendet midis rrezikut të izolohet sikur gjatë viteve '90-të, në rast të fitores së radikalëve nacionalistë. Ish-sipërmarrësi i varrezave të Beogradit, Tomislav Nikoliç, me

fitoren eventuale mbi Tadiçin, ashtu siç arriti në raundin e parë të zgjedhjeve, lehtë do të mund të varroste Serbinë, për disa vite, duke i refuzuar mundësitë e integrimit

në Bashkim Europian, që është e lidhur ngushtë me zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Zgjedhjet e sotshme në Serbi janë po aq të rëndësishme, sikur para 7 viteve, kur edhe u përmbys regjimi i kriminelit të luftës, Sllobodan Milloseviç. Ultra-nacionalisti Nikoliç, zëvendës i një krimineli tjetër të luftës, Vojislav Sesel, lehtë do të mund të kthente shumëçka nga ky regjim i kaluar, të cilit i kishte shërbyer për disa vite duke luftuar

në Kroaci gjatë viteve '90. Retorika e tij politike, dallon pak nga ajo e Millosheviçit, dhe për këtë Brukseli është duke u brengosur se Serbisë po i ringjallet nacionalizmi

i viteve të kaluara. Nikoliç, në raundin e parë të zgjedhjeve ka fituar me epërsi

prej 100 mijë votave kundër Boris Tadiç. Gjë e cila lehtë mund të përsëritet, sipas sondazheve të fundit të publikuara në Beograd.

Serbia si Bjellorusia?

Megjithëkëtë, për analistin e moshuar të kryeqytetit serb Braça Grubaçiç, "asgjë nuk mund të parashikohet". Sipas tij, zgjedhjet në serbi janë bërë si puna e motit.

"Nëse dielli shkëlqen mbi Tadiçin, Europa do të marrë frymë lehtë duke shpresuar se Beogradi do t'i bashkohet vizionit të saj",- thotë Grubaçiç. Mirëpo, lehtë mund të ndodhë që Serbia të shndërrohet në një satelit të vërtetë të Rusisë, në mes të Ballkanit.

"A do të bëhet Serbia një Bjellorusi e Ballkanit? Ndoshta edhe po. Ndoshta Beogradi do të duhej të përshkoj edhe një periudhë duke u udhëhequr nga nacionalistët

ekstremistë, që do të kthenin vendin një dekadë mbrapa, që pastaj do të kuptonin

nevojën për një qeverisje të duhur",- thotë një diplomat në Bruksel, që merret me çështje të Ballkanit. Sot edhe pritet të shihet se për çfarë të ardhme do të vendosë Serbia. Por nga të gjitha paqartësitë, një gjë mbetet e qartë, se Serbia nuk do mund të nxisë më ndonjë luftë të re. "Do të ketë turbulenca, por definitivisht nuk do të ketë luftë",

thotë analisti Grubaçiç. "Radikalët kanë qenë partia më e madhe për vite, por asnjëherë

nuk arritën të marrin pushtetin. Këtë herë Nikoliç gjendet më afër se kurrë",- ka thënë Grubaçiç.

(The Guardian, Reuters)





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML