Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:14:46

Lexoni versionin Print

Kosova e pavarur, atdhe edhe i serbëve

Kryeministri i Kosovës, vizitë në një fshat të banuar me serbë

Shekulli
Merkure, 06 Shkurt 2008 08:51:00

Kryeministri i Kosovës, vizitë në një fshat të banuar me serbë

Kryeministri Hashim Thaçi u tha sot anëtarëve të komunitetit serb, që të mos të frikësohen nga pavarësia e Kosovës. Ai i bëri thirrje serbëve të zhvendosur që të kthehen në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare. Gjatë një vizite që i bëri një fshatit Rubovc, të banuar me serbë, në qendër të Kosovës, kryeministri Thaçi u bëri thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb, që të mos frikësohen nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Ai premtoi se qeveria e tij do t'u qëndrojë pranë serbëve dhe do të kujdeset për ta. "Unë do të jem pranë të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të punojmë në të mirë të Kosovës. Unë do të punoj që të gjithë të zhvendosurve t'u krijohen kushte që të jetojnë pa probleme në Kosovë, sepse Kosova është atdhe edhe i tyre",- u shpreh kryeministri Thaçi.

Mirëpo, në qarqet e Kosovës ka kohë që spekulohet se në radhët e komunitetit serb është ngritur shqetësimi se pas shpalljes së pavarësisë, një pjesë e tyre do të largohen nga Kosova. Nga vetë serbët e Kosovës kjo gjë nuk thuhet, por analistët tërheqin vërejtjen se qeveria e Kosovës duhet të jetë e përgatitur të përballet edhe me këtë sfidë të mundshme.

Autoritetet e rendit tashmë kanë hartuar plane për sigurinë në Kosovë, ndërsa, masa të veçanta parashihen të ndërmerren përreth vendbanimeve serbe. Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, thonë se shpallja e mundshme e pavarësisë së Kosovës mund të sjell incidente, megjithëse jo në shkallën e një konflikti serbo-shqiptar, por si incidente të izoluara. Përfaqësuesit shqiptarë thonë se incidentet mund të shënohen nga struktura të vijës ekstreme serbe por, nga ana tjetër, përfaqësuesit e serbëve thonë se incidentet mund të shënohen nga euforia shqiptare.

Sido që të jetë, autoritetet e Kosovës vazhdimisht u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të përmbajtur në veprimet e tyre në këtë fazë të ndjeshme të zgjidhjes së statusit, dhe tërheqin vërejtjen se çdo incident apo provokim situate mund ta dëmtojë rëndë procesin e pavarësimit të Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML