Ministrit te Jashtëm serb nuk i ka pëlqyer aspak qe flamuri i Kosovës është ngritur përkrah flamujve te tjerë ne Parlamentin Europian, ku ndodhet per vizite nje grup deputetesh te kuvendit te Kosoves. "Kjo eshte e papranueshme, pasi Kosova nuk është njohur si shtet i pavarur nga Bashkimi Europian”, tha Vuk Jeremic per televizionin serb RTS.
Serbia paraqiti nje note ankese zyrtare diplomatike. Shfaqja e flamurit te Kosoves u kundërshtua edhe nga Greqia, qe kërkoi qe Kosova te mos paraqitej si shtet, por me nje flamur te UNMIK. Por eurodeputetja Doris Pak, qe kryesoi takimin, i hodhi poshtë ankesat, duke thene se PE mbështet planin e Ahtisarit dhe po vëzhgon zbatimin e tij ne Kosove.“Ne e miratuam planin Ahtisari dhe do t’i përmbahemi vendimit. Dy te tretat e parlamentit vendosi qe takimi te mbahet me flamurin kosovar”, tha Pak.