Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:08:19

Lexoni versionin Print

Bocevski: Greqia vazhdon kërcënimet ndaj Maqedonisë

Mosdhënia e pëlqimit nga autoritetet greke për aterimin e avionit shtetëror të Maqedonisë në Athinë është provokim i radhës, vlerësoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Shekulli Online
Enjte, 05 Qershor 2008 16:02:00

Mosdhënia e pëlqimit nga autoritetet greke për aterimin e avionit shtetëror të Maqedonisë në Athinë është provokim i radhës, vlerësoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Vendimi i autoriteteve greke për të mos lejuar aterimin e avionit shtetëror me të cilin presidenti Branko Cërvenkovski duhej të udhëtonte për në Samitin e shefave të shteteve të Evropës Juglindore, për Qeverinë është vetëm provokim i radhës dhe kërcënimeve për të detyruar Maqedoninë ta ndryshoj emrin kushtetues, deklaroi zëdhënësi qeveritar, Ivica Bocevski.
“Kjo taktik nuk ishte dhe nuk do të jetë e sukseshme” tha Bocevski duke shtuar se bëhet fjalë për një akt të turpshëm që nuk i takon ta bëjë një shtet anëtarë i NATO-s dhe BE-së.

Greqia i ndalon presidentit maqedonas vizitën në Athinë

12:00- Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski anuloi sot pjesëmarrjen e tij në Samitin e shefave të shteteve të Evropës Juglindore që do të mbahet më 13 qershor në Athinë.

Nëpërmjet një komunikate për mediat, kabineti i presidentit Cërvenkovski arsyet e vendimit për mospjesëmarrje në këtë takim të nivelit të lartë është mosdhënia e pëlqimit nga autoritetet greke për aterimin e avionit shtetëror të Maqedonisë në Athinë.

Në komunikatë gjithashtu bëhet e ditur se presidenca për një vendim të tillë ka qenë e njoftuar nga Zyra greke në Shkup, ku nga e njejta janë ofruar mënyra të tjera për arritjen e presidentit Cërvenkovskit në Athinë, propozime që nuk kanë pranuar nga kabineti presidencial. Arsyet për moslejimin e aterimit të avionit qeveritar janë të njejta me ato që autoritetet greke ndaluan kompaninë ajrore MAT, për shkak të çështjes së emrit.

Ftesa për presidentin maqedonas ishte bërë nga homologu grek Karolos Papulas dhe drejtori i përgjithshëm i UNESKO-s, Koiçiro Macura, që është si koordinues i këtij takimi. (INA)
 





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML