Parlamenti i Maqedonisë do të mbajë sot seancën konstituive të përbërjes së re të tij, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 1 qershorit.
Pritet që komisioni shtetëror i zgjedhjeve të japë 114 mandate ndërkohë që 6 të tjerë do të mbeten në rezerve për shkak të rivotimit që do të bëhet më 29 qershor. Në përbërjen e re parlamentare,
VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” ka shumicë absolute prej 63 deputetësh, koalicioni opozitar “Dielli-koalicioni për Evropë” ka 27 deputetë, BDI-ja ka 18 deputetë, PDSH-ja 11 deputetë dhe Partia Për ArdhmëriEvropiane njëdeputet.
Ndërkaq, në këtë seancë do të zgjidhet edhe kryetari i Parlamentit. Zgjedhjet në Maqedoni u cilësuan shumë problematike për shkak të trazirave me të cilat u shoqëruan. Ndërkaq, Evropa ka vënë në dyshim anëtarësimin e Maqedonisë në BE, për shkak të destabilitetit politik dhe zgjedhjeve të cilat në raundin e parë të tyre, u cilësuan larg standardeve të kërkuara.