Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:02:49

Lexoni versionin Print

Avioni bie në lum, vdes shqiptari dhe një italian

Një shtetas shqiptar dhe një tjetër italian kanë gjetur vdekjen pasditen e djeshme gjatë një aksidenti tragjik të ndodhur në zonën e Alessandrias. Të dhënat e para të policisë italiane bëjnë fjalë për një aksident me avion.

Merkure, 27 Gusht 2008 10:36:00

Itali, avioni i vogël po udhëtonte shumë pranë sipërfaqes së lumit Po në Alessandria por ka rënë brenda

ITALI- Një shtetas shqiptar dhe një tjetër italian kanë gjetur vdekjen pasditen e djeshme gjatë një aksidenti tragjik të ndodhur në zonën e Alessandrias. Të dhënat e para të policisë italiane bëjnë fjalë për një aksident me avion. Dy viktimat po udhëtonin me një avion të vogël, super të lehtë, mbi lumin Po. Në një moment ata janë ulur shumë pranë lumit dhe kjo ka rezultuar fatale. Avioni ka prekur ujërat e lumit dhe në këtë moment drejtuesi i tij ka humbur kontrollin. “Avioni i oglë është përmbysur menjëherë sapo ka prekur ujërat e lumit.

Në bordin e tij ndodhej një shtetas shqiptar dhe një shtetas italian, të dy kanë gjetur vdekjen menjëherë. Ata janë identifikuar nga dokumentet që kishin me vete por emrat e tyre nuk mund të bëhen publikë për arsye sepse nuk janë njoftuar ende familjet. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 19 e 30 minuta”,- thanë dje hetuesit italianë. Sipas tyre, mendohet se shkaku i këtij aksidenti është manovra e gabuar e drejtuesit të avionit të vogël. Por kjo nuk është sakltësuar ende. “Presim të gjejmë kutinë e zezë, e cila ka rënë në lumë dhe më pas të themi përfundimisht se cili është shkaku i aksidentit që solli vdekjen e dy personave”,- thanë dje hetuesit italianë.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML