Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:51:50

Lexoni versionin Print

Cervenkovski: Qeveria po pengon integrimin

Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në NATO dhe BE. Kështu është shprehur presidenti Branko Cërvenkovski duke akuzuar qeverinë Gruevski se po minimizon rëndësinë e integrimit euroatlantik të Maqedonisë.

Merkure, 27 Gusht 2008 10:45:00

Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në NATO dhe BE. Kështu është shprehur presidenti Branko Cërvenkovski duke akuzuar qeverinë Gruevski se po minimizon rëndësinë e integrimit euroatlantik të Maqedonisë. “Kryeministri Gruevski dhe qeveria e tij mundohen të minimizojnë rëndësinë e integrimit tonë në NATO dhe BE. Qasja e tyre dhe bindja është se duhet të hyjmë në NATO dhe BE , mirëpo edhe nëse nuk ndodh ajo, ne kemi një koncept për zhvillimin e gjithanshëm të Maqedonisë. Së pari ajo nuk është e saktë. Një koncept i tillë nuk ekziston fare, as që është prezantuar e as që mund të prezantohet.

Nëse krijohet një situatë e tillë, që Maqedonia të mbetet jashtë NATO dhe BE për një periudhë më të gjatë, atëherë do të bisedojmë vetëm për konceptin e mbijetesës” u shpreh presidenti Cervenkovski. Lidhur me deklaratat e Gruevskit për kthim të Shkupit zyrtar në pozitën e formulës së dyfishtë në kontestin e emrit me Greqinë, Presidenti tha. “Kryeministri Gruevski në takimin koordinativ, më njoftoi se ka ndërmend të rikthejë sërish formulën e dyfishtë dhe unë as që u mundova ta ndalojë këtë qëllim. Jam i mendimit se më tepër bëhet fjalë për një kundërshtim: nga njëra anë kemi vërejtje për një tekst në të cilin nuk bëhet fjalë fare për formulën e dyfishtë ndërsa ne nga ana tjetër e rikthejmë këtë. Unë shpresoj që ky qëndrim i kryeministrit Gruevski thjesht do të injorohet, sikur të mos ishte thënë ndonjëherë” tha kreu i shtetit maqedonas. Cërvenkovski ka paralajmëruar se pas përfundimit të mandatit presidencial do të kthehet në LSDM si kryetar ose anëtar i thjeshtë, kjo në varësi të vendimit që do të marrin organet e partisë.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML